• |
ide | kryesore

Në pritje të arrestimit të Trump/ Plas gallata në internet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
trump



Kjo e martë është dita kur ish-presidenti amerikan Donald Trump do të duhej të paraqitjen në gjykatën e Nju Jorkut për shkak të çështjes së Stormy Daniels, ish-aktores së filmave për të rritur që u pagua për të mos folur mbi aferën mes tyre.

Ishte vetë Trump që disa ditë më parë njoftoi se ai mund të arrestohej ndaj bëri thirrje për protesta. Trump nuk është paraqitur ende në gjykatë, por ndërkohë në rrjetet sociale kanë qarkulluar foto-montazhe të shumta se si do të dukej arrestimi i vërtetë i ish-presidentit.

Në fotot më poshtë shihen sesi policët tërheqin nga krahët dhe nga këmbët ‘Trump’ për ta vënë në pranga. Në një tjetër moment, duket sikur ai do të arratiset. Fotot janë krijuar nga gazetari Elliott Higgins përmes Inteligjencës Artificiale ku krijoi foto të rreme të arrestimit të ish-presidentit.

“Duke bërë fotografi të arrestimit të Trump ndërsa pres që ai të arrestohet”, – shkroi ai në Twitter krahas fotove false. Trump akuzohet se pagoi 130 mijë dollarë ndaj yllit të pornografisë, Stormy Daniels, më 2016.

Nëse arrestohet, atëherë ai do të bëhet ish-presidenti i parë në historinë e Shteteve të Bashkuara që përballet me akuza penale. Megjithatë analistët thonë se ai nuk do të qëndrojë asnjë moment në burg pasi mund të lirohet me një garanci pasurore. Po ashtu kjo nuk do të ndikonte në garën e tij për tu rikthyer në Shtëpinë e Bardhë. ©LAPSI.al

Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image Trump Trump Trump Trump Trump Trump Trump Trump Trump Trump Trump

 



10 Comments

  1. Opo marksistat e PD-se amerikane dhe lekejt e tyre prokurore te zgjedhur me milionat e Sorros duan, dhe ca sben vaki dhe e arrestojne, por nje gje do kuptojne qe Ameriken do e fusin ne lufte civile. Sikur te mos mjaftonte niveli skandaloz ku ka perfunduar prestigji amerikan nen Biden e hales me bemat e tij ne vetem gjysem mandati, duhet dhe ky eleminim politik me prokurore te zgjedhur nga “thesi i lekeve- Sorros” i PD-se amerikane. Prokuroret e Sorrosit ne USA fiks si “Drejtesia e re” ne Shqiperi, vegel politike per te eleminuar kundershtarin politik jo me perballje vote po me makinacione pushteti. Sa me shume te perpiqen ta “kafshojne”, se kuptojne qe indirekt po e “puthin” me keto truke hileqare.

  2. Kane 7 vite qe te vendosurit e sorres qe ka pjerdhur me kohe perdorin te gjitha menyrat dhe format me meskine dhe te padegjuara per te nxjerre jashte loje Trumpin dhe nuk ja kane arritur dhe skane shance tija arrijne. Ne 2024 Trupin e keni Predident perseri. KAQ.

  3. Foto te shpifura me qellimin perfundimtar dizinformimin e njerezve mesatar e poshte qe bejne rreth 90% te votuesve

  4. Hera e fundit qe e hap faqen tuaj te Lapsi.al
    Ju duket gallate me keto qe jeni ngutur te publikoni!!
    Shume te vegjel, provinciale

    1. Arqen arixhiu po ju qi grate socialistave dhe patronazhistave pa harruar karktivistat.
      Alqis baltas gungallas zotos evgjitis.

  5. E keni kther Lapsin ne nje pacavure.
    Ne vend qe te beni nje artikull mbi faktin se si po perdoret politikisht prokurori i New Youk, i cili po e akuzon Trump per nje veper qe e ka parashkrimin 5 vite dhe qe pretendohet se ka ndodhur ne 2016, pra para 7 vitesh. Gjithashtu qe te konsiderohet veper penale duhet te faktohet qe Tramp i ka ditur dhe i ka shkelur me vetedije te plote ligjet. Te gjithe e dime qe ai eshte pak trap, nuk eshte aq i zgjuar sa te kuptoje ligjet e koklavitura te fushates elektorale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *