• |
ide | kryesore

Radiografia e Departamentit të shtetit/ Pikat më të forta

-Instant, Kryesore, Lajme
rama dash



Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar një nga raportet më të zeza vjetore për Shqipërinë ku fshikullohet korrupsioni në të gjitha shkallët e qeverisjes sidomos mes PPP dhe prokurimeve publike, gjendja e mjerueshme e lirisë së mediave, mungesa e pavarësisë dhe integritetit të pushtetit gjyqësor, sulmet ndaj bizneseve pronarët e të cilëve janë kritikë me qeverinë, përdorimit të administratëts në zgjedhje, blerjes së votës etj. Lapsi.al e ka lexuar të plotë atë dhe po evidenton pikat më të forta që bëjnë një pasqyrë reale të jetës në vend.

Korrupsion në të gjitha nivelet e qeverisjes

Në raport thuhet se “Korrupsioni ekziston në të gjitha degët dhe nivelet e qeverisjes, duke përfshirë përmes prokurimeve publike dhe partneriteteve publike- private. Si pika më errët përmendet afera e inceneratorëve të Tiranës, Elbasanit dhe Fierit  “e cila dyshohet se ka zhvendosur në mënyrë të paligjshme 29,036,925 lekë (271.5 milionë dollarë) drejt zyrtarëve të qeverisë dhe kontraktorëve. Po ashtu në raport thuhet se “korrupsioni policor mbeti problem. Deri në gusht, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pranuar 1,707 ankesa ose pretendime për korrupsion policor”.

Dhunimi i kundërshtarëve politikë

Në raport përmendet mbyllja me forcë e një ambjenti biznesi të deputeti të opozitës Agron Shehaj, i cili tha se kompania e tij ishte vënë në shënjestër, pasi ai kishte akuzuar vazhdimisht dhe publikisht zyrtarët e qeverisë për korrupsion.

“Disa pronarë biznesesh, aktivistë të shoqërisë civile dhe politikanë akuzuan qeverinë për aplikim selektiv të ligjit për sekuestrimin e pronave për qëllime politike. Në tetor, IKMT dhe Policia e Shtetit Shqiptar mbyllën me forcë ambientet e biznesit të një deputeti të opozitës, duke përmendur shkeljen e kërkesave të ndërtimit dhe zënies së ndërtesave. Deputeti pretendoi se kompania e tij ishte në shënjestër pasi akuzoi vazhdimisht dhe publikisht zyrtarët e qeverisë për korrupsion”, thuhet në raport.

Gjithashtu aty flitet edhe për rastin e botuesit të Focus Grup, Irfan Hysenbelliu, të cilit IKMT i prishi hotelin. Në raport përmendet fakti që pronari i hotelit, që është edhe pronar i disa mediave dhe bizneseve të tjera, pretendon se hoteli i tij u shkatërrua për të heshtur kritikat dhe kundërshtimet. “Më 4 dhjetor, Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit prishi një hotel duke përmendur shkelje të rënda të ligjeve të ndërtimit. Në datën 1 dhjetor, kompania e ndërtimit të resortit kishte depozituar një padi në Gjykatën Administrative të Durrësit, duke kërkuar një vendim në pritje të shqyrtimit ligjor të urdhrit të prishjes së IKMT. Gjykata nuk caktoi menjëherë gjyqtarin dhe IKMT vazhdoi me shembjen. Pronari i hotelit, i cili gjithashtu zotëron disa media dhe biznese të tjera, pretendoi se hoteli i tij u shkatërrua për të heshtur kritikat dhe kundërshtitë. Qeveria pohoi se veproi në përputhje me ligjet në fuqi dhe se kjo prishje ishte pjesë e një fushate më të gjerë për të çrrënjosur ndërtimet e paligjshme në vend”, thuhet në raport.

Dhunë në protesta

Raporti e konsideron problem mbajtjen e protestave në Shqipëri. Në raportin e publikuar, shkruhet se ka pasur protesta të dhunshme. Aty përmenden edhe efektivë policie që kanë ushtruar dhunë mbi protestuesit. Gjithashtu, në raport thuhet se ka pasur dhe arrestime të shumta pas tubimeve. “Në mars, gjatë protestave kundër rritjes së çmimeve, policia arrestoi 50 demonstrues dhe akuzoi 150 të tjerë për protesta të paligjshme. Pamjet mediatike treguan individë me uniformë dhe pa uniformë që shtynin protestuesit brenda furgonëve të policisë. Media raportoi se 34 protestues u liruan më vonë nga gjykatat pasi përcaktuan se arrestimet ishin të paligjshme. Avokati i popullit dhe organizatat e shoqërisë civile ngritën publikisht shqetësimin për ndalimin e protestuesve paqësorë”.

Blerje e përhapur votash

Në zgjedhje partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i fondeve publike, pasqyrimi i privilegjuar në media, nga keqpërdorimi i burimeve administrative dhe pretendimet e besueshme për blerje të përhapura të votave. “Partia në pushtet nxori avantazhe të rëndësishme nga detyra e saj, duke përfshirë kontrollin e saj mbi administratat lokale dhe nga keqpërdorimi i burimeve administrative. Kjo u përforcua nga pasqyrimi pozitiv i institucioneve shtetërore në media. Misioni theksoi gjithashtu disa mangësi, duke përfshirë pretendimet e besueshme për blerje të përhapura të votave nga partitë politike dhe nxjerrjen dhe përdorimin e paligjshëm të të dhënave të ndjeshme personale”.

Autocensura në media

Në raport thuhet se shumë media e gazetarë kanë aplikuar autocensurën për shkak të kërcënimeve, presioneve apo për të mbajtur vendin e punës. “Barometri Kombëtar i Lirisë së Medias të KSHH-së për vitin 2021 raportoi se 45.5 për qind e gazetarëve pranuan se u ishte kërkuar të mos publikonin një lajm dhe 45 për qind pranuan se ishin vetëcensuruar”, theksohet aty. 

“Gjithsesi ka pak media të pavarura, për shkak se shumica e mediave janë nën pronësinë e biznesmenëve të njohur me interesa të shumëfishta, të cilët përdorin median për të përparuar interesat e tyre, përfshirë përmes përfitimeve të ndereve dhe promovimit të interesave të partive politike,” vijon më tej raporti.

Njësoj si vitin e kaluar, raporti përsërit se “ka raporte të besueshme se përfaqësues të lartë të mediave përdorin mediat për të shantazhuar bizneset duke i kërcënuar me raportime negative”. Në raport përmendet edhe censura e prokurorisë për të mos përhapur dhe botuar dokumentet e zbuluara që u shfaqën në media pas një sulmi kibernetik ndaj sistemeve policore, apo pengimi që policia bashkiake e Tiranës i bëri në janar një kameramani. “… policia bashkiake e Tiranës largoi me forcë kameramanin Ledio Guni, ndërsa ai tentonte të filmonte prishjet e shtëpive në një periferi të Tiranës”.

Gazetarët e superpaguar

Në raport nuk harrohen as ata gazetarë të privilegjuaar që përfitojnë nga koncesionet edhe PPP e një qeverie që e ka korrupssionin të përhapur në çdo nivel të saj. “Rrjedhja e informacionit mbi pagat në dhjetor 2021 dhe janar sugjeroi se shumë gazetarë të njohur dhe media morën pagesa të drejtpërdrejta nga kompanitë e kontraktuara për ndërtimin e incineratorëve”, nënvijëzohet në raport duke e dhënë këtë si shembull të korrupsionit të një pjese të medias.

©Lapsi.al



18 Comments

  1. Ka nje kontradikte qe askush ne menyre racionale nuk arrrin ta shpjegoje . Si ka mundesi qe sa me shume

    nxihet regjimi i Rames ne raportet vjetore te Departamentit te Shtetit, aq me shume shtohet perkrahja

    e tyre ndaj ketij regjimi. Mos ndoshta dallget e korrupsionit te Shqiperise se Vogel kane lagur edhe

    brigjet e Amerikes se Madhe ? Veshtire ta besosh, edhe me e veshtire mos ta besosh.

    1. Ku do ta dije hajduti; Tani ka rregulluar edhe udhetimet pa viza ne Arabi, e keshtu qe hajdutet tradhetaret qelbesirat te ndyret e kombit, bij kurvash jane te siguruar,! Ç’faredo te ndodhe, gjithe tufa e hajduteve mund te strehohet atje, me gjithe parate e vjedhura!

    2. Meso nga historia dhe lexo oer Dokteinen Monroe. Amerika ka vrare, prere, masakruar dhe me revokucuone te paguara ka rrezuar sjume qeveri demokratike duke instaluar diktaturat me re egra ne Qyteterimin modern. Kjo quhet LIO SERVICE dhe qe perkthehet Sherbim Buzesh ku ndryshe flet ne publik dhe ndryshe vepron pas skenave. Kete e bejne per te mos humbur mbeshtetjen proAmerikane te Shqiptareve te cillet po kthehen ne KundraAmerikan me hapa te Shpejte.

    3. Jam Gregu , vellai i Edvinit , E kemi amanet nga babai , KRISTAQI !!!! thotë:

      Me ka theme babai , Kristaqi , qe mos I beso Amerikaneve!!!

  2. Ta lexoje ajo Kimetja se mjaft u be e pasur me djersen e shqipetareve.

    Mbas Shqiperise ne Uganda do perfundoje.

  3. Nëse shqiptarët nuk do t’a kuptojnë dhe këtë herë se ku jemi e ku mund të shkojmë nuk kanë për t’a kuptuar kurrë se Amerika nuk mbron dhe shumë interesat e tua se sa të tijat.Dhe mbi të gjitha siç po vërtetohet janë shumë të lehtë të korruptushëm.Prandaj shikoni ata shqiptarë që mund t’a ndryshojnë Shqipërinë.

  4. Departamenti i Shtetit te mbaje vete pergjegjesi per kete situata pasi direkt (Kim) apo indirekt ka sherbyer qe te perkrah nje klike mafioze (rasti Noriega) pa u kujdesur per situaten e krijuar ketu.

    Keshtu qe duhet te kishte nje paragraf edhe per veten e vet.

  5. Dash: per te gjitha keto dhe te tjera kemi shpall non grata berishen. Ne (dash) jemi te vendosur te luftojme korrupsionin ne te gjithe nivelet.🤣🤣🤣

  6. Kokalari tha se Berisha nuk e donte konservatorizmin dhe se vetëm ishte tallur.

    “Sa te turpshëm jeni? Shfrytëzoni konservatorizmin tashti mbas koalicionit me një parti super të majtë dhe mbasi mbyllët sytë dhe gojën për manipulimet e votës së Këshillit Kombëtar, garës së Forumit Rinor dhe primareve për Bashki. E djathta nuk është një doktrinë që tregohet duke i rënë gjoksit, por është doktrinë e njerëzëve me integritet dhe kurajo që dinë ta mbrojnë atë me vepra, dhe jo fjalë.Shpellkare e cecene te salihut keni nje vit qe cfare nuk thoni per DASh dhe amerikes duke share njelloj si serbi spiun salih,po tani pse Sorosi nuk e mbrojti ramen ne dash,vazhdoni hani mut salihu tani

  7. Berisha ka treguar gjithmonë se edhe nëse humb, por ke treguar se je besnik, të riciklon në politikë. Edhe në këto zgjedhje Berisha nuk vuri kandidatin fitues, por atë që i rri besnik. Dhe këtë Belindi e di mjaft mirë. Edhe pse po tenton të “gënjejë” shqiptarët se ai nuk është Berisha, ai e di se ka hyrë në garën e Tiranës jo për të fituar Bashkinë, por për të kryer shërbimin e radhës ndaj liderit të opozitës që është shpallur “non grata” nga SHBA dhe Britania e madhe.

  8. Meso nga historia dhe lexo per Doktrinen Monroe. Amerika ka vrare, prere, masakruar dhe me revolucione te paguara dheka rrezuar shume qeveri demokratike duke instaluar diktaturat me te egra ne Qyteterimin modern. Kjo quhet LIP SERVICE dhe qe perkthehet Sherbim Buzesh ku ndryshe flet ne publik dhe ndryshe vepron pas skenave. Kete e bejne per te mos humbur mbeshtetjen proAmerikane te Shqiptareve te cillet po kthehen ne KundraAmerikan me hapa te Shpejte.

  9. Nje gje eshte e sigurte: Nga nje popull masivisht pro USA, shume shpejt do kthehemi ne te kundert.
    Demokratet po zhgenjehen egersisht nga USA, Komunistet nuk e kane dashur kurre me te vertete, kush mbetet pro USA?
    Kete pyetje duhet ti beje vetes DASH.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *