• |
ide | kryesore

Scholz: Konflikti në Ukrainë nuk do të përfundojë së shpejti

-Instant, Lajme, Planet



Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se lufta e nisur nga Rusia kundër Ukrainës më 24 shkurt 2022 nuk do të përfundojë së shpejti.

“Duhet të përgatitemi për mundësinë që do të marrë shumë kohë”, theksoi Scholz gjatë një aktiviteti të organizuar nga gazeta Rheinische Post në Dyseldorf.

“Edhe pas përfundimit të luftës, gjithçka nuk do të kthehet në normalitet menjëherë.

Por ne nuk duhet të ndalojmë përpjekjet tona për të garantuar se lufta do të përfundojë”, shtoi kancelari. Ai tha gjithashtu se nuk beson në idenë e rrëzimit të liderëve si presidenti rus Vladimir Putin me force.

Presidenti amerikan Joe Biden, tha Scholz, e siguroi atë se ai nuk e kërkon një gjë të tillë.

“Unë mbështes presidentin amerikan për këtë,” tha kancelari.

Nuk ekziston mundësia që Rusia të diktojë kushtet e paqes në vendin që ka pushtuar, shtoi Scholtz.

“Ukraina duhet të jetë në gjendje të mbrojë integritetin dhe pavarësinë e saj.”



6 Comments

  1. Uroj me te mos zgjatet kjo lufte vellavrasese, sikurse te tjerat ne Siri, Irak e Afghanistan, duke lene pas shkaterrim e mjerim.

    I duhet dhene fund histerise per territore.

    1. Do zgjase, do zgjase, eshte ne interesin e Amerikes ta shkaterroi sa me shume Rusine dhe menyra me e mire eshte zgjatja e luftes.
      Po te shikosh me vemendje, Amerika nuk i jep armatimin e nevojshem per te fituar luften Ukraines, por i jep minimumin e nevojshem per te ruajtur statuskuone.

        1. Cke mo Luiz pse nxitohesh?!
          Shqiperine koloni po e mbajne ato qe shesin voten per nje thes miell, ato qe shesin voten dhe bythen per nje vend pune dhe ato qe nuk votojne fare.
          Une nuk bej pjesë te asnje nga keto kategori.

          Pushtimi dhe aneksimi i Ukraines nga Rusia, është shume here me keq se pushtimi qe i beri Amerika Irakut, te pakten ajo nuk aneksoi gje, dhe pas 10 viteve u largua.

          1. aneksoi pasurite
            cmut dun amerikont ne zonat naftmbajtese te sirise?

  2. Eshte krejt e qarte se vazhdimi i luftes pervec dobesimit te Rusise ka si qellim rritjen e prodhimit

    te armeve nga korporatat. Ne vend te gjalpit, topa- ka pas thene nje paraardhes i Sccholz 80 e ca

    vjet me pare. Pasojat e riarmatimit dihen. Pasojat i vuajne popujt si ne paqe me rritjen e cmimeve e

    shtrejtimin e jeteses dhe ne lufte largqofte me uljen e cmimit te jetes. Kujt i intereson kjo ?

    Vetem popujve jo. Pas perdorimit per here te pare te bombes berthamore mbi Nagasaki e Hiroshime

    shkrimtari i shquar francez Albert Kamy pat thene se bota tani ka dy alternativa: ose te shfrytezoje

    arritjet e teknologjise per permiresimin e jetes ose per tu vetvrare kolektivisht. Ke po zgjedhin

    keta babloket e botes ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *