• |
ide | kryesore

Një raport dhe dy të vërteta

-Instant, 2, Arkiva, Ide
Blendi Kajsiu



Raporti i fundit i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve mbi situatën e të drejtave të njeriut në Shqipëri përbën një radiografi kritike si për politikën dhe median shqiptare ashtu edhe për qeverisjen Rama (shiko raportin e plotë këtu). Kjo e fundit kritikohet si për nivelet e larta të korrupsionit ashtu edhe për goditjen selektive të medias, si dhe për përdorimin e pushteti gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021. 

Sipas raportit gjatë vitit 2022 “korrupsioni ishte prezent në të gjitha degët dhe nivelet e qeverisë, duke përfshirë prokurimin publik dhe partneritetin publik-privat, ndonëse autoritetet bën progress gjatë vitit në luftën kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë” (faqja 20). Sikurse del qartë nga vlerësimi i mësipërm, lufta kundër korrupsionit ka qenë e pamjaftushme përsa kohë ky vazhdon të jetë prezent në të gjitha nivelet dhe aktivitetet e qeverisë. Kemi të bëjmë me një fenomen sistemik, jo sporadik, që karakterizon qeverisjen aktuale Rama. 

Lexo me tej:

Radiografia e Departamentit të shtetit/ Pikat më të forta

Raporti është kritik edhe përsa i përket përdorimit të pushtetit nga Partia Socialiste gjatë zgjedhjeve parlamentare të viti 2021. Ndonëse në raport këto zgjedhje cilësohen si të organizuara mirë aty citohen konkuzionet e Misionit Ndërkombëtar të Vëzhguesve zgjedhor sipas të cilëve Partia Socialiste “përftoi avantazhe të mëdha nga të qenurit në pushtet, duke përfshirë edhe kontrollin e administratës lokale dhe nga abuzimi me fondet e buxhetit”. (faqja 19).

Së fundmi, raporti ofron një kritikë serioze të situatës mediatike në Shqipëri dhe sidomos të përdorimit të medias për interesa të ngushta të bizneseve që i financojnë ato. Edhe këtu roli i qeverisjes Rama nuk është pozitiv. Sipas raportit, “qeveria, partitë politike, bizneset, dhe grupet kriminale intentuan të influencojnë mediat në mënyra problematike dhe jo transparente” (faqja 12). 

Raporti përmend edhe përdorimin selektiv të ligjit nga ana e qeverisë në sekuestrimin dhe prishjen e ndërtimeve private për motive politike, sic ishte edhe rasti i shembjes së  Resortit Prestige në dhjetor të vitit 2022. (faqja 11).  Janë veprime që nxjerrin në pah abuzimin me pushtetin nga qeveria Rama, sidomos kur ndërmerren pa pritur, apo pa respektuar, vendimin e instancave gjygjësore ku zgjidhen konfliktet mes ekzekutivit dhe biznesit privat. 

Kjo është e vërteta e parë the themelore e raportit. Situata politike dhe demokracia shqiptare vazhdojnë të vuajnë nga sindroma të rënda të tranzicionit që nga korrupsioni, nga mungesa e pavarësisë së gjygjësorit dhe nga autoritarizmi i ekzekutivit. Janë sindroma për të cilat qeveria Rama ka përgjegjësinë kryesore, ndonëse jo të vetme. 

Rama sfidon DASH, sulmon sërish Prestige 

E vërteta e dytë e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) është se ky institucion nuk kontrollohet nga Edi Rama. Përndryshe është e vështirë të shpjegosh se përse raporti i DASH e nxin kaq shumë qeverisjen aktuale. Është i njëjti institución që ka shpallur non-grata Berishën dhe që opozita berishiste e akuzon si të kapur apo të manipuluar nga Rama. 

Pra e vërteta e dytë që na zbulon ky raport është se “aleanca” mes qeverisjes Rama dhe SHBA-ve është nga halli dhe jo nga malli. Këta të fundit janë shumë kritikë ndaj qeverisjes aktuale dhe shume shpesh janë përplasur me të edhe publikisht, sidomos përballë përpjekjeve të ekzekutivit Rama për të kapur reformën në drejtësi. Raporti i fundit i DASH është një dëshmi e qartë e kësaj marrdhënie të tendosur mes SHBA-ve dhe qeverisë aktuale.

Problemi është se për sa kohë opozita kryesore e vendit insiston të udhëhiqet nga politikanë që refuzohen nga shumica dërrmuese e elektoratit shqiptar dhe që janë shpallur non-grata nga DASH, Edi Rama mbetet interlokutori i vetëm i SHBA-ve në Shqipëri. Sidomos kur përpjekjet e amerikanëve për të ngritur dhe mbështetur një opozitë alternative deri tani kanë dështuar. Ndaj i vetmi aktor real politik me të cilin ata janë të detyruar të negociojnë dhe bashkëpunojnë është Edi Rama dhe Partia Socialiste.  

Ky është realiteti i hidhur që mbulohet nga konspiracionet halucinante se Rama ka kapur DASH-in, FBI-në, ambasadoren amerikane dhe ambasadorin britanik, duke përdorur Sorosin 90 vjecar që dergjet prej kohësh në shtrat. Sa më dëshpërues realiteti aq më fantastike teoritë konspirative që na ndihmojnë ta injorojmë atë.

*Artikull i shkruar nga Blendi Kajsiu per Lapsi.al



16 Comments

  1. Ish zv.kryeministri: PD do renditet forcë e tretë ose e katërt në zgjedhje, 14 maji mund të shënojë fundin e saj politik,thote Oketa

  2. Edhe njehere tjeter Z.Kajsiu nuk mungoi per te justifikuar qeverine dhe relativizuar te keqen e saj si e keqja me e vogel. Ky argument i falet ose i pranohet ndonje personi me llogjike dhe intelekt nen normale por kur vjen nga persona si Kajsiu nuk mund te ndjesh pervecse neveri per perdorimin dhe mercenarizmin qe kane zgjedhur. Edhe sikur ky konstatim te ishte i sakte (qe ne fakt nuk eshte i tille) asimetria qe ekziston mes qendrimit ndaj opozites dhe qeverise eshte thjesht absurde! Nese dep i shtetit ka zgjedhur te thote disa te verteta per qeverine, kjo nuk justifikon njohjen prej tyre te zgjedhjeve te vjedhura dhe sulmet ndaj opozites deri duke mos e lene ate te dale me siglen dhe emrin e saj ne zgjedhje permes gjykatave qe i cileson si te korruptuara dhe qe ne fakt ne rastin konkret jane korruptuar bash nga ambasadorja e tyre ne Tirane. Sa per teorite fantastike te lobimeve asnjera prej tyre nuk eshte me fantastike se ajo e drejtorit te kunderzbulimit te FBI qe korruptohet me fusha nafte dhe para te thata nga Rama per te sulmuar opoziten! Fatkeqesisht kjo nuk eshte fantazi por realitet qe po trajtohet ne gjykatat amerikane se ne Shqiperi as behet fjale.

    1. Ekzakt, sipas z. Kajsiu fajin vazhdon ta kete Berisha.

      Ky artikull eshte nje avokati e hapur ne mbrojtje te . te Edi Rames, gjoja ne emer te “baraslargesise intelektuale”.

      E neveritshme

    2. Beni jam 100% dakord me komentin tend. Kajsiu eshte njelloj si intelectualet e Germanise se para luftes II boterore qe i mbajten hiso nazizmit.Duhet vertet te kesh nerva te forta per tu vetpermbajtur nje pergjigjeje si i takon ketij dhe te ashtuquajturvet te tjere intelektuale si puna e Kajsiut.Ne gjendjen ku ndodhet vendi duhet qe cdokush qe ka njefare intelekti mbi mesataren jo te cfajesoje qeverisjen ( me te keqe ne Evrope) , jo te heshte por te luftojne per te iluminizuar shumicen e popullit per te luftuar e vene poshte te keqen qe i ka pllakosur.Historia do tju gjykoje edhe juve nje dite.

  3. Ky artikull i Kajsise
    qe po vjen prej Kolumbise
    per ti dal zot Ram-zise
    Rame-ziut me i dal zot
    por mundimi po i shkon kot
    por mundimi po i shkon dam
    se ram-zeza s’ka derman
    i ka mbet luga n’sahan

  4. Ka nje te vertete te trete ne raportin e DASH dhe eshte pikerisht fakti se mes raportit dhe qendrimit ndaj qeverisjes Rama, deri diten qe plasi skandali McGonigal, eshte ne mes “nje lume i tere”, thote populli.

    Per zgjedhjet e 2021 Ramen e uroi Ambasadorja Kim pas perfundimit te votimit e pa dale rezultati zyrtar, pra asgje per tu shenuar nga DASH.

    Per korrupsionin, gishti i tij eshte drejtuar tek opozita dhe ish kreu i saj Berisha, kurse Rama pergezohej per lufte ndaj korrupsionit, krahas mbeshtetjes qeveritare per “Drejtesine e re”.

    Per mediat, presionin, shantazhin e blerjen e tyre, ndonese disa here e kane ngritur “Reporteret pa kufij”, nuk ka patur kritika amerikane, veç togefjaleshit se “liria e shtypit eshte e rendesishme per demokracine”.

    Por ajo qe ben çudi nder kritikat lidhet me resortin Prestige, ne te cilin u futen fadromat ne ndertime me leje dhe skicen e vete Rames, disa muaj me pare, por Ambasada Amerikane nuk reagoi, sikurse per prishjet e qindra banesave ne Tirane apo gjetke, ne emer te modernizimit te infrastruktures rrugore, duke perdorur policine, dhunen e deri gazin lotsjelles per te nxjerre banoret nga shtepite e tyre.

  5. Na trego o Irafan kapterri si u bere pronar i medias me te njohur te kohes,kush ti dhe leket per ta blere dhe si e shmange Bolinon,cfare roli kishin meta dhe salihu?shpjegohu Irfan dhe sot nuk ke bythe te kercenosh,kur Dash eshte kunder qeverise eshte institucion i drejte kur po Dash nxjerr non grata salihun ju shpellkare e sulmoni kete institucion shpellkare me mentalitet berishist dhe enverist

  6. Që nga titulli kuptohet dhe përmbajtja e shkrimit pa e lexuar atë. Gjithmonë është një e vërtetë dhe vetëm një dhe në këtë rast ajo që e di një popull i tërë dhe që Dsh këtë herë e thotë shkoqur fare.Por Kajsiu si çdo herë dhe këtë herë tregon zellin për t’i shërbyer diktatorit Rama.

  7. Legen analist, i pacipe ben gjithe ate shkrim per te na treguar ne fund qe fajin e ka Berisha. Mqs e paskan nga halli dashurine per ramen, perse nuk lidhen me bashen, me dash shehin, me patozin me shpetim idrizin? Apo llogjika jote prej legeni don qe edhe ne 2023 te na caktohet qofte dhe prej amerikaneve se kush duhet te jete ne krye te nje partie. E mban veten dhe per analist, je nje vemje bne duart e atyre qe te perdorin si leter higjenike.
    Te gjithe atyre qe nuk ju pelqen Sali Berisha jane te lire qe te zgjedhin cdo lloj partie dhe kjo eshte alfa e demokracise. por ti mor legen dhe cdo vemje tjeter nuk mundet te na imponoje sot ne 2023 se per ke te votojme

  8. LERENI KASINE TE PIQET NE KOLUMBI. SE MBASE ESHTE EMERUAR AMBASADOR I TRAFIKUT TE DROGES, E KESHTU I TAKO TE FLASE, ESHTE LARG SHUME LARG REALITETIT TE SHQIPERISE, E SIDOMOS ZULLUMEVE QEVERISESE, QE KY POPULLPO I PAGUAN. SA HERE QE I NGUSHTOHET LAKU KESAJ QEVERIE BANDITE, AQE LEPIRESA TE JARGEVE TE PUSHTETIT DALIN NE KOMENTE, SI NE PORTALE APO NE TV. JA TEK I KEMI EDHE NE KETE PORTAL LYRASHET, TE FELLIQURIT E KOMBIT, NA KANE MBULUAR ME VESET ME TE KEQIA TE NJEREZIMIT, BIJE KURVI.

  9. OR I PA EMER, MOS JE FILIZ I KAJSISE, PO CDUHET TI THEMI HIDHERIMES SE KAJSISE, KUR AI ME SHUME E KA ME OPZITEN SE ME KETE QEVERI BANALE SHTYPESE QE KEMI.. PO DEZINFORMOJNE POPULLIN MASHTRUESIT E RRACES SE TRASHEGUAR, SERVILET, TE SHITURIT, HAJDUTET, DROGMENET, E NE, BASHKE ME JU LE TI DUROJME AKOMA KETA KODOSHE. KURRE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *