• |
ide | kryesore

Dhjetëra mln euro/ Shpërbëhet grupi i mashtruesëve në Itali, mes tyre disa shqiptarë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
euro, Itali, sherr



Katër persona kanë përfunduar në burg dhe gjashtë të tjerë në arrest shtëpie pasi janë arrestuar për mashtrim dhe pastrim parash në shifra dhjetëra milionë euro, ndër një sërë akuzash nga shteti italian.

Mësohet se ata u arrestuan pas operacionit të Guardia di Finanza në zonën e Astit, ndërsa hetimi është kryer në periudhën gusht-shtator 2022, ku pas mbikëqyrjes së autoriteteve ndaj të dyshuarve u konstatua mashtrimi i kryer në bashkëpunim nga 17 persona, mes tyre edhe disa shtetas shqiptarë së bashku me italianë.

Raportohet se ndaj tyre rëndojnë akuzat e falsifikimit të faturave me vlerë dhjetëra milionë euro, si edhe pastrimin e të ardhurave nga veprimtari të paligjshme.

Duke përdorur numrat e TVSH-së ata kanë futur të dhëna të pavërteta në sirtarët tatimorë të Agjencisë së të Ardhurave në Itali.

Sakaq, hetimet vijojnë për të shqyrtuar dokumentacionin e përftuar gjatë kontrolleve si dhe për të rindërtuar transfertat e parave në lidhje me kreditë tatimore të gjykuara si inekzistente nga autoritetet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *