• |
ide | kryesore

Dylan Sprouse fejohet me Barbara Palvin

Paparazzi, Slider



Dylan Sprouse thuhet i ka propozuar të dashurës së tij prej kohësh, Barbara Palvin.

“Dylan dhe Barbara janë fejuar”, tha një burim për Entertainment Tonight të martën. “Ata u kanë treguar njerëzve unazën e saj dhe janë shumë të lumtur. Mezi presin të fillojnë këtë kapitull të ri së bashku.” Dyshja ndezën thashethemet e fejesës në fillim të këtij muaji kur ish modelja e Victoria’s Secret u shfaq në festivalin e filmit Mammoth me një unazë diamanti në atë gisht.

Çifti filloi të takohej në vitin 2018 pasi Sprouse, 30 vjeç,  i dërgoi mesazh Palvin, megjithatë, modelja nuk iu përgjigj mesazhit të tij  për gati 6 muaj. “Unë thashë, ‘Hej, nuk e di nëse je në Nju Jork për shumë kohë, por ne duhet të takohemi nëse dëshiro. Ky është numri im”, kujtoi Dylan  për W Magazine. Megjithatë, Barbara shpjegoi se ajo nuk iu përgjigj sepse “nuk ishte mirë mendërisht në atë kohë, dhe ndoshta thellë brenda e dija se mund të ishte diçka më shumë”.

Më pas dyshja u karantinua së bashku gjatë pandemisë COVID-19, dhe kuptuan se ata vërtet ishin për njëri tjetrin.”Ajo që ne kemi vërejtur është se ne jemi super të përputhshëm,” i tha ai ET në 2020. “Është sikur ne e dimë se kur t’i japim hapësirë njëri-tjetrit. Ne e dimë kur tjetri ka nevojë për hapësirë. Tashmë e kemi ndarë punën nëpër shtëpi në mënyra të caktuara… Unë mendoj se marrëdhënia jonë …është më e fortë se kurrë.”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *