• |
ide | kryesore

“Eksperiment i pa përfunduar”. Lahm, fjalë të rënda për PSG, pastaj sulmon Verratti e Mbappé

-Instant, Sport
Lahm



Philipp Lahm ka dhënë mendimin e tij për PSG gjatë një editoriali për Le Monde dhe nuk kishte fjalë të bukura për të thënë. Ish-kapiteni i Bayern Munchen u fut në hollësi për ekipin parisien dhe disa nga lojtarët e tij. Legjenda kombëtares gjermane shkoi rëndë më fjalët, pasi bavarezët e eliminuan PSG nga Liga e Kampionëve mjaft lehtë: “Klubi ka një problem themeli. Skuadra është një kolektiv i papërsosur. Marco Verratti është një shembull i mirë për këtë. Ai është një futbollist i mirë, i sigurt me topin dhe i saktë në kontraste. Një nga lojtarët më të mirë të kombëtares italiane, por me fanellën e PSG nuk ka mësuar t’i japë ekuilibër skuadrës së tij. Për më tepër, nuk ka asnjë lidhje me shokët e tij në fushë. Në ndeshjen e dytë në Mynih ai e humbi topin në lojë, duke shkaktuar golat”.

Lahm gjithashtu pati kritika për kapitenin e ri të Francës Kylian Mbappé: “Rasti i Kylian Mbappé është një histori më vete. Ai padyshim ka cilësitë e një lojtari të klasit botëror dhe dominon në Ligue 1. Por talenti i tij nuk është i integruar me pjesën tjetër të ekipit. Nuk mund ta imagjinoj se si karriera e Mbappe mund të marrë një dimension tjetër në Paris”.

Në fund, Lahm fundosi goditjen: “Ky ekip me çmime të jashtëzakonshme i ngjan një dyqani luksoz, ku ekspozohen pjesë të çmuara që admirohen nga të gjithë, por që askush nuk mund t’i përballojë. Tërheq vëmendjen por funksionon vetëm ekonomikisht. Mbetet një eksperiment i papërfunduar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *