• |
ide | kryesore

“Faleminderit, hero pa pelerinë”. Frikë në fluturim për Ochoa: ja prapaskena e ngjarjes në Madrid

-Instant, Sport
Ochoa



Momente frike në avion për Guillermo Ochoa. Portieri i Salernitanës u thirr nga kombëtarja meksikane për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Xhamajkës dhe Surinamit. Ochoa po fluturonte drejt Madridit, nga ku do të nisej më pas për në Meksikë. Gjatë udhëtimit, megjithatë, diçka shkoi keq. Defekti shkaktoi frikë të madhe mes pasagjerëve në bord.

Gjatë fluturimit për në Madrid, në avion ndodhi një defekt mekanik, që e detyroi pilotin të bënte një ulje emergjente në Mallorca. Vetëm shumë frikë, pra, për futbollistin dhe pasagjerët e tjerë. Portieri humbi tranzitin për në Mexico City dhe, në këtë kuptim, udhëtimi u riplanifikua. Vetëm më pas, portieri 38 vjeçar të arrinte në vendin e tij të lindjes dhe t’u bashkohej shokëve të ekipit kombëtar.

Lexo më tej: “Fito Botërorin e të dhuroj një natë pasioni”: ky është propozimi i nxehtë i modeles për Ochoa

Pasi i shpëtoi rrezikut, sapo zbarkuan në Majorka, pasagjerët u qetësuan. E në këtë rast, Ochoa publikoi një histori në Instagram ku i bënte elozhe pilotit të avionit. Numri 1 i portës së kombëtares së Meksikës, veterani i njëmijë betejave, ka dashur të japë mirënjohjen e tij për pilotin. Ochoa zbarkoi në Serie A pas Botërorit të Katarit dhe vazhdon të jetë pika kyçe e kombëtares së tij: “Faleminderit kapiten, hero pa pelerinë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *