• |
ide | kryesore

Parti të reja?/ Lubonja: Shqipëria kaloi nga një pluralizëm oligarkik në monopol

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
oligarkik Lubonjës



Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja ka bërë një analizë për sfidat e partive të reja në Shqipëri. Ai thotë se Shqipëria ka pasur më shumë alternativa më parë, por tani ato janë dobësuar për shkak të atij që ai e quan “pluralizmit oligarkik”. Për Lubonjën, Shqipëria është kthyer në një monopol që u mban njerëzve bukën e gojës të lidhur dhe se “investitorët e huaj janë larguar dhe janë zëvendësuar me shqiptarë”.

“Rëndësi ka të vëmë theksin tek ato që janë shkaqet kryesore dhe mbi të gjitha është e rëndësishme të analizojmë se çfarë ka ndodhur gjatë kësaj periudhe. Vlen të analizohet nëse është rritur apo pakësuar mundësia, në kuadrin e të gjitha atyre që thamë si sitemi, kapja oligarkia, e daljes së këtyre partive siç thatë ju si Syriza. Unë jam i tezës që Shqipëria ka pasur më shumë mundësi në kohën kur doli Bojaxhiu dhe këto mundësi tani janë pakësuar, janë dobësuar.

Pse janë dobësuar? Janë dobësuar sepse Shqipëria dora-dorës ka kaluar nga një sistem që unë e kam quajtur pluralizëm oligarkik, (alla-Jelcin krahasuar me Rusinë ku oligarkët kishin një lloj pavarësie, ishin një rrezik për pushtetin ose mbështesin parti të ndryshme) ka kaluar në një sistem alla-Putin ku është rreshtuar e gjithë ekonomia, pra të gjithë oligarkët janë srreshtuar. kjo ka bërë që të pakësohen mundësitë përt të pasur liri ekonomike, meqë përmendët Syriza apo “5 stelle” sepse një nga arsyet që qoftë Greqia, por veçanërisht në Itali që e njoh më mirë, vjen dhe merr pushtetin një parti që nuk ka ekzistuar apo sapo është krijuar lidhet shumë edhe me atë që është një faktor kryesor, ekonomia e lirë.

Prona nuk e bën njeriun më të pasur, por më të lirë nga shteti. Ndërsa në një vend ku shteti ka kapur të gjithë ekonominë atëherë jemi më keq. Ky është një nga faktorët, nuk është i vetmi.  E keni vënë re ju që gjatë kësaj kohe është pakësuar numri i investitorëve të huaj në Shqipëri? Ka pasur një Dhomë Gjermane të Tregtisë mjaft influente, ka pasur një Dhomë Austriake… Një pjesë e mirë e këtyre janë larguar dhe janë zëvendësuar nga shqiptarë. Është një koncentrim i madh i ekonomisë që pakëson edhe liritë e njerëzve.

Elementi tjetër… është një austriak që thotë se “demokracia nuk vjen nga poshtë-lart”. Janë disa nga elitat dhe ofrojnë. Ata fillojnë të shesin mallin për të tërhequr klientë, po e them në mënyrë figurative.  Ai që del dhe konkurron edhe mund të fitojë, por mund të ketë edhe monopole në politikë ashtu siç ka edhe në ekonomi. Shqipëria në vend që të kalonte nga një pluralizëm oligarkik në një pluralizëm demokratik duke u zhvilluar shoqëria civile kaloi në një monizëm oligarkik dhe ne një monopol pothuajse shtetëror të politikës siç kemi arritur sot.

Ky lloj monopoli që u mban njerëzve bukën e gojës të lidhur. Ju kujtohet kur Shoqëria Civile zhvillonte protesta atje tek liqeni për ca pemë në mandatin e parë të Ramës. Protestuam edhe për gjëra më të vogla. Tani po ngrihen gradaçelat dhe askush nuk po pipëtin më. janë blerë intelektualët, shoqëria civile. Ky pushtet në thelb e ka pakësuar mundësinë dhe hapësirat demokratike që të lindin parti të reja. Ky është faktori kryesor. Nëse do të thuash që këtu ka demokraci, por është e konsumuar opozita me Sali Berishën dhe Ilir Metën dhe prandaj fiton Edi Rama ke thënë një gjysmë të vërtetë që nuk qëndron. Nëse do të ishim në demokraci do të dilte Syriza dhe do të kalonin votat shumë shpejt, por përkundrazi këta nuk rriten dot nga kjo arsye”, – tha Lubonja në emisionin “Open” në News 24. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. Dalja e mbi 120 partive politike, shumicen e te cilave e kemi pare si pjese e koalicioneve parazgjedhore te partive kryesore, thjesht per te shfrytezuar sistemin zgjedhor ne interes te tyre, ka sjelle zhvleresimin dhe mosbesim ne partite reja.

    Nga ana tjeter, ajo qe ka kalcifikuar elitat partiake eshte jo vetem mentalitéti i trasheguar nga nje sistem shoqeror gjysmefeudal deri ne mbarim te Luftes se Dyte Boterore, por edhe sistemi monist per gati 5 dekada pas saj.

    Ne kete situate ndryshimit i sistemit zgjedhor ne gati cdo pale zgjedhje, duke marre modèle larg shoqerise shqiptare apo duke i shartuar qellimisht 2 modele, sipas intéresit te partive te medha, ka sjelle jo vetem cenimin e vullnetit te shqiptareve, por edhe humbjen e besimit tek zgjedhjet.

    Qarkullimi i elitave, krijimi i nje brezi te ri politikanesh aktive qe fitojne besim permes kauzave qe ngrene dhe programeve qe paraqesin, po behet gjithnje e me i veshtire ne demokracine hibride te Shqiperise, madje ne kushtet e nje sistemi ekonomik te deformuar.

    Shqiptareve u ka mbetur t’iu besojne serish atyre qe kane njohur nder vite, tashme te frikesuar nga eksperimentet ne kurriz te tyre gjate tre dekada e te fundit.

  2. Ky eshte akoma me citimet e te huajve. Me duket i shpelare dhe i dale boje, njelloj si politikanet dhe gjithe klasa politike qe kritikon. Tashme eshte i mbaruar si Ngjela..

  3. Nuk e di pse Lubonja insiston në formimin e partive të reja për ndryshimin e madh që ai pretendon,daljen nga skena politike e PD, PS.Jane mundur gjatë gjithë kësaj periudhe post komuniste duke u formuar mjaft parti dhe që u shkëputën nga këto 2 parti dhe s’paten sukses.Por problemi është që të reformohen duke ndryshuar njerëzit dhe demokracinë nga brënda. PD është duke e bërë, PS jo.Ajo është kthyer në origjinë si PP.

  4. Lubonja ka te drejte ne shumicen e atyre qe thote, eshte nje intelektual qe krijon mendim.

    Teza e tij me mire tre banda se nje bande, me duket me e arritshmja ne kushtet skandaloze te monizmit ku jemi.

    Sa per partite e reja, tip BASHKE apo THURJE, mendoj se edhe ato flasin nje gjithe te drunjte duke hedhur parrulla kunder te gjitha paleve.

    Celesi i nje fitoreje mund te ishte vetem Bashkimi i te gjithe forcave opozitare. Eshte imperative qe nje here te vetme te gjithe politikanet opozitare te lene menjane interesat e ngushta dhe mendesite klanore dhe me e rendesishmja shqiptaret duhet t´i therrasin mendjes dhe te mos shesin voten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *