• |
ide | kryesore

Shisnin kokαinë, herοinë dhe kanαbis në shkolla dhe lokale, shkatërrohen 2 grupe kriminαle (EMRAT)

-Instant, Lajme, Të fundit
grupe_kriminale



Një operacion anti-drogë është zhvilluar në Tiranë. Blutë kanë goditur dy grupe kriminale që shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave dhe ambienteve të tjera që frekuentohen nga të rinjtë. Në pranga kanë përfunduar 20 persona, ndërsa janë shpallur 4 të tjerë në kërkim.

Personat e arrestuar janë:

Fabian Qoku, 39 vjeç, Redi Lolaj, 22 vjeç, Eduard Hysa, 25 vjeç, Dorjano Çela, 31 vjeç, Enver Mehmeti, 60 vjeç, Fatbardh Bardhi, 37 vjeç, Martin Kuka, 35 vjeç, Marsel Gjona, 31 vjeç, Mariglen Hoxha, 39 vjeç, Muharrem Tarushi, 31 vjeç, Polikron Shabani, 40 vjeç,  Erion Xhaxho, 47 vjeç, Altin Llani, 45 vjeç, Jurgen Hasamataj 32 vjeç, D.I 23 vjeç, A.XH, 51 vjeç, M. V., 44 vjeç, F. P., 25 vjeç, E. K., 35 vjeç, dhe J. H., 32 vjeç.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 kilogramë e 120 gramë kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, shuma parash rreth 5 miljonë lekë të vjetra, 1700 euro, 11 automjete dhe 29 aparate celulare.



1 Comment

  1. D.I 23 vjeç, A.XH, 51 vjeç, M. V., 44 vjeç, F. P., 25 vjeç, E. K., 35 vjeç, dhe J. H., 32 vjeç.

    Po keta pse nuk tregohen?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *