• |
ide | kryesore

Shkaktuan aksidente rrugore, arrestohen dy drejtues mjetesh në Dibër

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga policia në Dibër. Kjo pasi njëri aksidentoi një këmbësor, ndërsa tjetri ishte në gjendje të dehur dhe i pa pajisur me leje drejtimi. Blutë njoftojnë se u arrestua 25-vjeçari L.C. pasi ka aksidentuar një 72-vjeçar këmbësor, i cili ndodhet në spital.

Ndërkohë në Burrel u arrestua një tjetër 25-vjeçar E.K. pasi është përplasur me një motomjet. Fatmirësisht kjo ka rezultuar vetëm në dëme materiale. Nga verifikimet ka rezultuar se 25-vjeçari drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe pa u pajisur me leje drejtimi.

Njoftimi:

Dibër/Shkaktuan dy aksidente rrugore arrestohen në flagrancë dy drejtues mjetesh.

Njëri nga drejtuesit aksidentoi një këmbësor, ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër ishte në gjendje të dehur dhe i pa pajisur me leje drejtimi.

Nga shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Dibër u arrestua në flagrancë shtetasi L.C., 25 vjeç, banues në Gjoricë, pasi duke drejtuar mjetin e tij ka aksidentuar një 72-vjeçar (këmbësor), i cili ndodhet në spital.

E.K., 25 vjeç, banues në Burrel, pasi duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me një motomjet duke shkaktuar dëme materiale. Nga verifikimet ka rezultuar se 25-vjeçari drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe pa u pajisur me leje drejtimi.

Policia Rrugore e Dibrës apelon për drejtuesit e mjeteve dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës, për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *