• |
ide | kryesore

Rama sfidon DASH, sulmon sërish Prestige

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme
shtetit



Pa kaluar as dy ditë nga publikimi i raportit negativ të Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë për vitin 2022, ku një nga pikat e përmendura ishte shembja e Prestige Resort në Golem, qeveria shqiptare ndërmerr një akt tjetër ndaj kësaj kompanie.

Prestige Resort u konfiskua sot pa asnjë vendim gjykate dhe për më tepër në një ditë pushimi zyrtar.

Në raportin për 2022, Departamenti i Shtetit nuk la shumë vend për interpretim mbi motivet e shembjes së Prestige në Golem. Shembja e Prestige lidhej pazgjidhshmërisht me pronarin e këtij resorti, që është gjithashtu një nga pronarët më të mëdhenj të mediave në Shqipëri, kritike ndaj qeverisë vitin e fundit.

“Më 4 dhjetor, Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit prishi një hotel duke përmendur shkelje të rënda të ligjeve të ndërtimit. Në datën 1 dhjetor, kompania e ndërtimit të resortit kishte depozituar një padi në Gjykatën Administrative të Durrësit, duke kërkuar një vendim në pritje të shqyrtimit ligjor të urdhrit të prishjes së IKMT. Gjykata nuk caktoi menjëherë gjyqtarin dhe IKMT vazhdoi me shembjen. Pronari i hotelit, i cili gjithashtu zotëron disa media dhe biznese të tjera, pretendoi se hoteli i tij u shkatërrua për të mbytur kritikat dhe mospajtimet. Qeveria pohoi se veproi në përputhje me ligjet në fuqi dhe se kjo prishje ishte pjesë e një fushate më të gjerë për të çrrënjosur ndërtimet e paligjshme në vend”, thuhet në raport.

“Vazhdon shqetësimi se kritikat e hapura ndaj qeverisë mund të kenë pasoja negative,” thuhet haptas në raport.

Lexo më tej: Radiografia e Departamentit të Shtetit/ Pikat më të forta 

Por për qeverinë shqiptare, që duket se nuk i hyn më gjemb në këmbë sa i përket mënyrës si shfrytëzon pushtetin brenda kufijve të vendit, ky raport i DASH nuk e stepi në përpjekjet e saj për të goditur Hysenbelliu Group. Përkundrazi, siç e theksuam më sipër, nisi IKMT-në të konfiskojë me dhunë dhe pa vendim gjykate Prestige-in në Tiranë.

“Nëse po thoni që na jepni kohë për të liruar godinën, duhet të na kishit njoftuar zyrtarisht më përpara dhe jo të vinit në një ditë pushimi zyrtar. Për sot nuk keni sjellë njoftim zyrtar”, tha avokati i “Hysenbelliu Group”.

Edhe vetë pronari i Hysenbelliu Group, Irfan Hysenbelliu, pati disa fjalë për të thënë për sulmet ndaj bizneseve të tij.

Në deklaratën e gjatë me akuza ndaj Edi Ramës, Hysenbelliu dha një detaj interesant.

“Le të dalë një gazetar dhe të thotë nuk e marr rrogën 100% në bankë. Ai donte që unë ta shisja News 24 siç u shit ABC.” – u shpreh pronari i Prestige. ABC Neës ka një ndryshim të linjës editoriale pas ndryshimit të pronarit. Dikur një media që bënte opozitë, sot ABC News qëndron më pranë se kurrë me pushtetin.

Lexo më tej: Ndryshimet në media/ Pse Juli Krisafi shkel syrin e majtë 

Duke e quajtur Ramën një njëri të sëmurë, Hysenbelliu zbuloi edhe disa takime të kohëve të fundit mes tyre. Axhitimi i Ramës ishte kryefjalë e reagimit të tij. Motivimin pas këtij acarimi të kryeministrit nuk e sqaron me detaje.

“Ndjehem shumë i qetë sepse nga një njeri i sëmurë çfarë nuk pret. Kohë më parë janë botuar kartela psiqike të tij, nuk doja të hyja në detaje. Raportet e mia me kryeministrin thonë se kemi pasur marrëdhënie të mira. Ne kemi pasur debate. Kjo sepse ai tjetër gjë ka brenda vetes, tjetër gjë reflekton.

Ai është i zi në shpirt. Kohë më para, bashkë me shefin e IKMT që kishte Bashkia, çonte Policinë, sidomos kur shkoja jashtë shtetit me familjen dhe i mbante me ditë të tëra aty. Kur shkova në SHBA i vuri tritolin se acarohet me veten. Këto ditë kam qenë në një nga hotelet më të rëndësishme në Athinë dhe ai ishte me familjen atje. Aty shkëmbeheshim si ata të nëndetëses 105. Edhe kur dilte në korridor e humbiste, pse e shqetëson aq shumë atë njeri. 

Unë nuk kam qenë nga ata botues që të bëj nga ato presione që ai do. Po them vetëm për një ministër të jashtëm, ai më thoshtë bëj një presion, ma çoi me SMS. Si mundet një ministri të Jashtëm ti bëja presion, kur ai kishte vizion dhe respekt. Po iu them vetëm 0.01% të Edi Ramës. Unë mbaja ekuilibër se jam biznesmen se kam 2000 e ca veta të punësuar dhe duhet të paguhen. ” – u shpreh Irfan Hysenbelliu.

©LAPSI.AL 



18 Comments

  1. Qe Hysenbelliu eshte nje pidhmoter kurvar e pedofil, kete e din te gjith. Por nga ana tjeter Rama eshte ber ashiqare Erdogan.

    1. E kane bere keta karat qe vazhdojne me Berisha non grata dhe lumturohen qe vulen e moren 3 Aibashet. Do tu vije radha edhe ketyre si i erdhi Irfanit(oligarkut pa shtylle kurrizore).

      1. shyqyr qe te pakten ka opozite qe eshte kundershtar i vertet jo lojtar i blem si llulli me arbiter te blem si kimete piththara

        kushdo e ka porten e hapur tek opozita, dokotri eshte zemermadh eshte personalitet, nuk eshte cheap bitch si rama veliaj me ridhjerje

        1. Ju byth q#rat e lapsit ne se besoni per ato qe thote DASH per shembjen e hotelit dhe mediat ne pergjithesi do benit mire te pranonit si te drejte edhe vendimin per shpallje non grata te Sali kriminelit dhe ti kerkoni mbeshtetesve te tij ta braktisin ate.

  2. Rama ka hyre ne nje rruge pa rrugedalje, nese humb pushtetin nuk mund te jete me i sigurt ne shqiperi, keto police neser mund ti shkojn atij te shpia, kshu qe Ai ndihet 100% i sigurt qe se humb pushtetin dhe ska ndermend ta leje.

  3. Po shkaterron veten politikisht me duart e veta, ndoshta eshte bere kaq rende kohet e fundit sepse ka marre vesh qe do e heqi Amerika, ndoshta duke e cuar ne ndjekje penale! Irfani eshte ne hallin e vet, do i marre parate si Basha e Bexheti, paguan populli qeras Ramsi qe cdo 6 muaj merr 1 miliarde euro borxh me interes 12 %. Paguan ky popull moter kurve qe e voton!

    1. Ekzakt, ka nga ata idiote te padobishem qe gezohen qe ia bene gjemen Irfanit, po demshperblimin neser do ia paguajne shqiptaret.

  4. E di çdo shqiptar brenda dhe jashtë kufinjve që Edi Rama është psikopat.
    Por tek lloji i psikopatisë shumica gabon duke e quajtur manjak, paranojak, skizofren etj.
    Diagnoza e tij psikiatrike është NARCIZIZËM MALINJ (malignant narcissism), psikopatia më e rëndë nga të gjitha çrregullimet narciziste të personalitetit (narcissistic personality disorder).
    Këta individë janë monstra në kuptimin e plotë të fjalës. Ata veprojnë vetëm për interesin e tyre dhe nuk kanë asnjë lloj ndjeshmërie për njerëzit e tjerë jashtë vetvetes. Me lehtësi mund të shkatërrojnë jetën e çdo personi me të cilin e lidh familja, puna, shoqëria etj.
    Ligësia e tyre nuk njeh kufinj.
    Nuk ka terapi dhe ilaçe për këtë sëmundje, e vetmja zgjidhje që të mos dëmtohesh nga këto monstra është ose ta largosh prej vetes ose të largohesh ti nga ai.
    Në Shqipëri kjo ka ndodhur, njerëzit kanë ikur dhe po ikin ngaqë nuk kanë mundësi të largojnë këtë narcizist malinj.

  5. Media Kazan e Bushatit qe i vogel luante ne preherin e Enver Hoxhes, le te kuptohet qe DASH mbron Prestigjin e Hysenbellinjve te Rublave.

    Totalisht e kundert nga e verteta.

  6. Ish zv.kryeministri: PD do renditet forcë e tretë ose e katërt në zgjedhje, 14 maji mund të shënojë fundin e saj politik,thote Oketa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *