• |
ide | kryesore

Video/ Njëzet gola te Granada e ardhmja në Premier League, Uzuni premton: “Dua të shënoj në Varshavë”

-Instant, F1, Sport, Video
Uzuni



“Kam shënuar 20 gola dhe nuk kam mbaruar me kaq. Sa i përket Kombëtares jam shumë i lumtur. Të përfaqësosh Kombëtaren është gjëja më e madhe për një futbollist. Ndihem mirë si qendërsulmues”. Myrto Uzuni e ndjen se i ka sytë e të gjithëve mbi vete. Në mungesë të Armando Brojës, beratasi është lojtari me pritshmëritë më të larta, në vigjilje të sfidës me Poloninë. Forma e jashtëzakonshme me Granada e ka bërë atë të jetë njeriu ku edhe Sylvinho ka shumë shpresa: “Këtu ja urova sërish mirëseardhjen. Trajneri ka shumë besim te unë dhe shpresoj t’ia shpërblej. Dua të shënoj se kjo është gjëja që bëj më së mirë. Dhe këtë dua të bëj në Varshavë. Trajneri Sylvinho i ka gjërat e qarta. Në lojë sulmuese tregoj vlerat e mia më së miri si te Granada”.

Uzuni efikasitetin më të madh e ka kur niset nga e majta e sulmit, por mund të luajë edhe në dyshe me një qendërsulmues. Beratasi është gati tani për një rol protagonisti edhe në Kombëtare: “Dua të kërkoj më shumë nga vetja. Mundësitë janë, kualiteti është aty. Por dhe ekipi, si mesfusha dhe mbrojtja, duhet ta sjellin topin më shumë përpara që ne të shënojmë. Siç e shikoj unë, tani do të luajmë një lojë më ofensive”.

Lexo më tej: Kualifikueset Euro 2024, Shqipëria zbret në fushë: skuadrat, datat, formati e gjithçka që duhet ditur

Në fund, një fjalë edhe për të ardhmen, ku Uzuni shpreson të jetë në një nga kampionatet elitare. Sulmuesi pranoi se ka interesim nga shumë klube, por fokusi është kombëtarja: “Kur shënon kaq shumë gola në Ligën e dytë spanjolle interesim do të ketë. Kam oferta nga Premier League, La Liga, Serie A. Por tani jam i përqendruar te Kombëtarja dhe dua të jap më të mirën”.

https://www.youtube.com/watch?v=I479FS0VYqk



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *