• |
ide | kryesore

Video/Porositë ‘speciale’ të Sylvinhos dhe dëshira në debutim e ‘anglezit’ Mehmeti: “I gatshëm për gjithçka”

-Instant, Sport, Video
Mehmeti



Anis Mehmeti është një nga emrat e rinj të kuqezinjve, në thirrjen e parë në Kombëtare. Tekniku Sylvinho ka zgjedhur të provojë lojtarin e Bristol City, që në Championship po bën shumë mirë. Mesfushori, por që mund të luajë edhe në të majtë të sulmit, kurorëzon kështu ëndërrën për të veshur fanellën kuqezi: “Jam i lumtur që më kanë thërritur në Kombëtare. Unë jam gati, mund të luaj edhe në rolin e sulmuesit të majtë. Jam i gatshëm për gjithçka”, tha Mehmeti, që vazhdoi: “Shkojmë në Poloni me qëllimin për të fituar. Janë gjithë ata lojtarë që luajnë në kampionate shumë të forta. Çdo lojtar dëshiron që të luajë për Kombëtaren dhe tani jam këtu”.

Lexo më tej: Video/ “Edhe me Francën kemi shkuar për fitore”: Cikalleshi pa frena, sfidon Poloninë për ‘hakmarrje’

Një zgjedhje e Sylvinho e kuptueshme edhe për nivelin ku luan Mehmeti, ashtu si edhe formën që po kalon. Kështu, në kontaktet e para mes tyre ka patur edhe një këshillë: “Është ëndërr për mua dhe familjen time që të vesh fanellën kuqezi – vazhdoi Mehmeti -. Trajneri Sylvinho më ka thënë që duhet të veproj këtu njësoj si në Angli. Një bisedë e ngrohtë dhe unë jam gati për të luajtur. Ne duhet të përqëndrohemi se çfarë do të bëjmë në fushë dhe jo tek kundërshtari. Do bëjmë lojën tonë”, deklaroi Mehmeti. Sylvinho në fakt preferon lojën e fortë që bëhet në Angli. Braziliani ka luajtur gjatë, edhe pse në Premier League, por e di se edhe Championship është një kompeticion i fortë, si pranon edhe vetë Anisi.

https://www.youtube.com/watch?v=I479FS0VYqk



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *