• |
ide | kryesore

Zbulimi i Mancinit në Argjentinë josh Interin: Retegui në mendjen e zikaltërve prej një viti

-Instant, Sport
Retegui



Shumë tifozë italianë të futbollit zbuluan Mateo Retegui së fundmi, pas thirrjes së teknikut Roberto Mancini në kombëtare. Sulmuesi i Boca Juniors, i huazuar te Tigre që nga shkurti i vitit 2022, mund të bëjë debutimin e tij në kombëtare kundër Anglisë, apo edhe Maltës. Interi nga ana tjetër e njeh mirë dhe prej disa kohësh. Por ka edhe më shumë. Drejtuesit e ‘viale della Liberazione’ kanë pasur tashmë kontakte me stafin e lojtarit. Ata duan të marrin një korridor preferencial, për ta bindur atë për projektin teknik zikaltër.

RRUGA SI PËR… LAUTARON

Marotta, Ausilio dhe Baccin e pëlqejnë shumë Reteguin. Për karakteristikat teknike, por edhe sepse, tani është futur në kombëtare. Gjyshi i tij Angelo Dimarco ishte nga Canicatti, ndaj Retegui ka pasaportë e do t’i shtonte grupit italianitetin. Një tipar i konsideruar thelbësor për skuadrën e së ardhmes që do të humbasë me zero Gagliardini, ndoshta edhe D’Ambrosio e Bellanova. Drejtuesit e zikaltërve gjithashtu e vëzhguan sulmuesin drejtpërdrejt në Amerikën e Jugut. Baccin foli me Carlos José, babai i Retegui i lindur në San Fernando. Prindit, që është edhe menaxher, iu paraqit një rrugë e ngjashme me atë të Lautaro. Retegui, në fakt, për karakteristika teknike i ngjan disi (është më i gjatë për pak centimetra…). Ai do të mbërrinte në Milano jo për t’u bërë menjëherë titullar i palëkundur, por për t’u bërë një pikë e rëndësishme referimi në afat të shkurtër. Shumë do të varet gjithashtu prej tij, me kusht që të gjitha pjesët e enigmës të shkojnë në vend.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *