• |
ide | kryesore

9 të arrestuar në pak orë në Tiranë, policia jep detajet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Durrës, Sarandë, Vlorë, Devoll, dënuar disa herë, arrestohet, policia, Krujë



Policia e Tiranës ka vënë në pranga 9 persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se dy prej të arrestuarve akuzohen për drogë.

NJOFTIMI I POLICISE

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit F. P., 25 vjeç dhe M. V., 44 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të vogla lënde të dyshuar narkotike kokainë. Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Narkotikëve ndaluan shtetasin I. L., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasin G. P., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit:

– S. M., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;

– O. M., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses së tij.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 ndalun shtetasin V. M., 26 vjeç, banues në Prishtinë, për veprat penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin D. R., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Çamëria”, ka goditur për shkak të detyrës, një punonjës policie.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vorë arrestuan shtetasin R. J., banues në Tiranë, drejtues teknik i një firme, pasi në një magazinë që po ndërtohet nga kjo firmë, gjatë montimit të mbulesës së çatisë, ka rënë nga lartësia punëtori, shtetasi A. N., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *