Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta i ftuar në studion e emisionit “Open” ka komentuar lajmet se ish-kryetarja e LSI-së dhe njëkohësisht bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi ka marrë para nga rusët. Meta deklaroi me ironi se “Monikës mirë ia bëjnë”, pasi sipas tij ajo “iu qep nga pas” aferës së inceneratorëve, ndërsa shtoi se ajo është mësuar me shpifjet politike.
Sa i përket dokumenteve të publikuara, Meta shtoi se ato janë të falsifikuara teksa i cilësoi si “marrëzi të Endri Fugës”.
“Ça të sqaroj, Monikës mirë ia bëjnë sepse iu qep aferës së inceneratorëve. Ju thirreni Monikën këtu sepse ajo është mësuar me shpifjet në politikë. Kam problem se ma kërkojnë kudo që shkoj sidomos gratë dhe vajzat e reja. Një arsye që e duan kaq shumë është për shkak edhe të kritikave të mia.
Le ta kallëzojnë në SPAK, ju e patë raportin që inceneratorët paguajnë mediat për të nxjerrë të tilla shkrime. Ata paguajnë edhe këtu gazetarë e analistë për të shpifur. Monika këtu është dhe këtu do jetë.
Nuk ka lidhje Monika me asnjë moment. Marrëzitë e Endri Fugës do merrem unë këtu, janë të falsifikuara, çfarë lidhje ka Monika me ato punë? Nuk e di a ka kohë Monika të merret me këto gjëra, nëse e ka depozituar në SPAK. Vepër kriminale e financuar nga Tirana sepse po atë ditë u hap Financial Times me Ramën.
Një vend që është kthyer në një bazë logjistike për krimin e organizuar ndërkombëtar, për drogën që vjen në Europë nga Amerikan Latine, po shihni ç’ndodh në Amerikën Latine e Ekuador e Peru, që ndodh për shkak të një qeverie të inkriminuar që nuk ka zgjedhur rrugën e zhvillimit të vendit dhe mbështetjes së bujqësisë e start up-eve, por rrugën e pastrimit të Parave që Shqipëria të jetë ferr për shqiptarët e parajsë për pastrimin e parave.
Penetrimi i rusëve më i fortë se asnjëherë sepse Rama ka braktisur drejtimin evropian e perëndimor të vendit ndaj zvarrit integrimin dhe bën portin e Durrësit, sepse ka zgjedhur modelin autokratik që e ka zhvendosur në Lindje e në rrugën e krimit”, – tha Meta. ©LAPSI.al
Monabucja dhe koklopa. Tenxherja kapakun o i qivja udhet
Une nuk e di nqs Kryemadhi ka mare para nga Ruset, por di qe Likja ka vjedhur flori nga Shqiptaret
Ju jeni koke e kembe te kompromentuar me Ruset.
Po po.Iliri Monica.Dhe Rama me bandën e tij bën si të dojë.Me rusë me kinezë me FBI dhe këto të vërtetuara.Kurse Monica me akuza gazetash të paguara që e heqin shkrimin pas gjys ore.Kurse për Ramën po flet drejtësia amerikane.
Ilir Meta politikani me i paskrupullt ne vend. Madje edhe se Edi Rama. Si ia ka besen Berisha ketij, ai e di. Apo nuk i prish pune Berishes kjo gje?