• |
ide | kryesore

Afera McGonigal/ Gjoba pronarëve të televizioneve për vizat amerikane

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Që kur gjykata në SHBA vendosi se të dhënat që dalin në seancat e procesit kundër McGonigal duhet të mbeten sekrete, vizitat ekzotike të ish-agjentit të FBI-së në Shqipëri po harrohen ngadalë. Por dje, mes shpërthimit të nervave që ia dha konfiskimi i pronave në Golem, biznesmeni Irfan Hysenbelliu, njëkohësisht pronar i News24 riktheu historinë e Charles McGonigal.

Hysenbelliu rrëfeu se ia kishin sjellë amerikanin për një takim, në të cilin ai i kishte bërë një ofertë: Të paguante para për të marrë vizë në ambasadën amerikane.

“Edhe ai i FBI-së (McGonigal), e ka prurë edhe tek unë, është takuar me mua. Kam pirë një kafe për punën e vizës edhe më tha mund të të ndihmoj me avokat. I kam thënë “Jo”. Nuk marr vizë amerikane me pagesë, i thashë. Po e meritova do ta marr”, ka pranuar ndër të tjera Hysenbelliu.

Dëshmia e Hysenbelliut nuk vjen si surprizë, por është konfirmimi i parë direkt për variantin se biznesmenët shqiptarë u vunë në shënjestër nga McGonigal. Ose do të paguanin para, ose nuk merrnin vizë në ambasadën amerikane.

Një tjetër pronar mediash e ka pranuar tërthorazi gjobën nga McGonigal. Sipas Sali Berishës, ky është Ylli Ndroqi, pronar i Ora dhe Ora News.

Kur bëri pohimin, Berisha pranoi se kishte marrë konfirmimin e Ndroqit për ta deklaruar publikisht këtë informacion.

“Ekipi i famëziut McGonigal, tradhtarit të kombit amerikan, mafiozët Dorian Duçka dhe Agron Neza, kalonin nga një lokal në tjetër, nga një hotel në tjetër, duke bërë gjahun e biznesmenëve për t’u zhvatur atyre miliona euro.

Njëri nga këta biznesmenë, të cilit i kanë kërkuar në maj të vitit 2022, miliona për ta hequr nga lista e zezë, është sipërmarrësi i njohur, është drejtuesi i rrjetit televiziv, Ora Neës, Ylli Ndroqi.

Dorian Duçka dhe Agron Neza, këta mafiozë kriminelë dhe të pafytyrë, jo vetëm i kanë kërkuar këtij sipërmarrësi gjobën, por refuzimi i tij në prani të dëshmitarëve, t’ua paguajë atë, është shoqëruar me kërcënime të mëvonshme nga ana e këtyre dy mafiozëve. Unë e përgëzoj zotin Ylli Ndroqi për qëndrimin që ai ka mbajtur. Këtë denoncim ai e ka bërë edhe zyrtarisht pranë autoriteteve amerikane”, tha Berisha.

Gjahu i McGonigal mes biznesmenëve shqiptarë u raportua edhe nga një media lokale në SHBA, Washington Examiner. Raportimi nuk u mor seriozisht në Tiranë, jo vetëm për shkak të anonimatit të burimeve të medias amerikane, por edhe për shkak të shumave të mëdha që sipas gazetarëve amerikanë ishin “vjelur” nga ish-zyrtari i lartë i FBI-së.

“McGonigal u tha biznesmenëve shqiptarë, të cilët jo të gjithë ishin nën kontrollin e qeverisë Rama, se do të përballen me sanksione nga SHBA, të cilat do të shkatërronin bizneset e tyre, do t’u sekuestronin llogaritë bankare dhe do t’i jepnin fund udhëtimeve të tyre jashtë vendit. Megjithatë, McGonigal mund ta rregullojë këtë problem për një tarifë modeste prej disa milionë dollarësh. Mesazhi ishte i qartë: Më paguani ose do të shkatërroj jetën tuaj. Shqiptarët e shqetësuar e morën seriozisht këtë kërcënim, duke pasur parasysh qëndrimin e McGonigal në FBI, dhe shumë prej tyre e paguan. Disa kanë paguar “vetëm” 3 milionë euro. Të tjerët paguanin shumë më tepër.

Burimet më thonë se McGonigal tronditi një biznesmen, për 12 milionë euro, me vlerë afro 15 milionë dollarë në 2017. Me sa duket, McGonigal u përpoq të merrte ryshfet edhe nga një biznesmen i rëndësishëm shqiptar, në një mënyrë të ngjashme. Burimet ballkanike thonë se përfitimi i McGonigal nga kjo tronditje ishte rreth 30 milionë euro, por me sa duket kjo shumë ishte e ndarë me partnerin e tij shqiptar.

Ku shkuan paratë?” raportonte Washington Examiner.

Deklarata me zë dhe figurë e Irfan Hysenbelliut, dëshmia e tërthortë i Ylli Ndroqit dhe shkrimet e mediave amerikane plotësojnë panoramën e një aktiviteti gjobëvënës të McGonigal në Shqipëri. Gjithçka në këmbim të një vize. Ambasada amerikane në Tiranë nuk ka pasur asnjë reagim në lidhje me këtë çështje.

Pak kohë më parë, Lapsi.al dërgoi me email disa pyetje të thjeshta, për të kuptuar nëse McGonigal ishte i shoqëruar nga diplomatët amerikanë, kur takoi kryeministrin apo, nëse selia e rrugës së Elbasanit ishte në djeni të axhendës së tij në Tiranë. Por McGonigal mbetet një tabu në mesazhet e ambasadës për mediat./Lapsi.al

https://lapsi.al/2023/02/24/andi-bushati-mcgonigal-na-shpetoi-nga-protagonizmi-i-yuri-kim/



22 Comments

  1. C’ne paska patur nevoje per nje sekser Hysenbelliu per te marre vizen ne Ambasade?!

    Pra si ka dale muhabeti qe ish agjenti i FBI-se i paska ofruar qe t’ja gjeje vizen ne kembim te parave?

    Kjo do te thote se Hysenbelliu ka qene i ndergjegjshem qe nuk merrte dot vizen Amerikane.

    Pyetja qe shtrohet eshte “PSE?”

    1. Është përmendur fakti se McGonigal ka mundur të çvasë miliona dollarë, përveç Ranës e enturazhit të tij, edhe nga biznesmenë të fuqishëm e pronarë mediash e deri tek parexhij të mëdhej fshati si kryebashkiaku i Kukësit..
      Nuk ma merr mendja se janë kaq budallej biznesmenët shqiptarë sa të paguajnë 3 milion dollarë për një vizë në SHBA.
      E çfarë do të fitonin nga kjo vizë veç rrezikut të arrestimit atje nëse kanë bërë “prapsira” ?
      Pazari i lartë me miliona, bëhet për të kapur nëpërmjet mikut amerikan të Dymetroshit, ndonjë tender dhjetra milionash e jo për një vizë
      Të jesh i bindur o “Palikar” se organet e inteligjencës amerikanë janë shumë më të informuar se SHISH për të gjithë politikanët e biznesmenët shqiptarë.
      Të jesh i sigurtë se ata e dijnë edhe se kush fshihet pas pseudonimit “Jorgo Palikaris”

      1. Interesant si interpretim, por bazohesh ne nje premise qe e shpik vete.

        Nqs. ti e di qe Hysenbelliu perdor “vizen” si kod per “tendera” eshte pune tjeter. Por duhet ta dish, jo ta imagjinosh.

    2. A e ka thënë Hysen Belliu? Është e vërtetë.
      Sepse të gjithë gënjejnë. Ndërsa Belliu nuk gënjen kurrë.
      Gone Kali i ka kërkuar lekë Hysenit.

  2. Padyshim we eshte perfshire edhe ambasada amerikane ne keto veprime mafioze

    Me pak fjale diplomacia amerikane ka gjetur parajsen dhe biznesmene budallenj ketu

    Rames i ka ardhur per mire se Mcgonigal i ka mbajtur te gozhduar Bashen ne anen tjeter

    Toto Rina nuk ka bere me shume

    1. se mos vetem amerikanet, ketu te gjith te huajt behen te pasur. Se keta provincialet tan kan ber aq lek sa kur ndonje i huaj i bie rradhe te vij ketu thot, bingooo.

  3. E ka thene kete shpifje per fushate per llogari te dy spiuneve me dokumenta sic jane salihu dhe metaj,te tregoj ku i gjete 7000000 milion euro o kapterri irfan qe u bere pronar i news 24 dhe cfare i bete Bolinos

    1. Shko or bole, ik qihu ke Kar Bolinoja apo Mero Corapja meqe ste pelqejne “konviktoret” e Lapsit. Nona t’ju qihet ty, Ramazanit , Irfanit dhe gjithe bythqimve qe u shkaperthyn mes vete dhe e kishin pule te pjekme deri para ca kohesh e tani u prishen ne pazare.

    1. Ti je pidh some nga tirona.
      Aq pidh some je sa ka arrit me te vjedh edhe ilir debil byqja. Tall karin lindita vampirja me tao qytetarin.
      Pastaj te ngul manasterqiu nje shiringe dhe ti si pidh some tani je edhe qyetar i botes. Jasas alqis baltas delijorgjis bythas.

  4. Per mua ne tave eshte edhe ambasada amerikane ne Tirane.

    Nuk ka mundesi qe Mcgonigal hynte e dilte ne Shqiperi dhe ambasada nuk dinte gje? Fakti qe ai merrte persiper te hiqte apo jepte vize amerikane e kompromenton shume kete ambasade e kthyer ne nje cerdhe korrupsioni.

    Te pakten moral mos na beni.

    1. Dikush me lart, shkruan se sherbimet sekrete amerikane i njohin qeveritaret shqiptare dhe bisnesleshat shqiptare shume mire. Madje dine cdo levizje te tyre.
      Mbase eshte edhe keshtu.
      Po si ka mundesi qe kjo amerika qe dika cdo levizje te cs shqiptareve te parendesishem, shpesh here provinciale te nje vendi te humbur ne anen tjeter te botes, nuk dika se ku shkon, ke takon dhe perse e takon kryespiuni i tyre per New Jorkun?
      Tani, ose sdine gje se cfare ndodh e shesin pordhe se ne i dime te gjitha, ose o dine dhe jane pjese e kesaj loje me shantazhe e kercenime per te zhvatur para ne cdo cep te humbur te botes.

      1. Atavizmi i mendësisë komuniste “Poshtë Amerika” rroftë Amerika, përsëri poshtë e përsëri rroftë, duket se nuk do ti ndahet shqiptarëve për shumë dekada sepse u rrënjos në gati pesë dekada nga propoganda enveriste.
        SHBA,ndonëse ka sistemin më të mirë demokratik në botë, respekton pëtgjithsisht mendimin e lirë të opozitës, por ka shpesh edhe përpasje politike deri të dhunëshme
        Megjithate, a keni dëgjuar ndonjëherë që në SHBA të ketë një parlament apo senat njëpartiak ?

        Unë jam kryeministri më i mirë ndër piktorët e piktori më i mirë ndër kryeministrat, deklaron paturpësisht gjatoshi. kur tek të gjithë shqiptarët me formim mesatar , ai konsiderohet një politikan mediokër e një piktor edhe më mediokër.

        Nga ana tjetër doktor Berisha, shtyn dhunshëm me dorë e trup Enkelejd Alibeajn, publikisht në foltoren e Kuvendit, për tju treguar mbështetësve të tij se sadoqë është 79 vjeç, ka “energji” që të hedhë “nokaut” ish ministrin e tij të ri në moshë. Kur qënka kaq i fuqishëm, përse nuk ka dalë Berisha në foltore , pasi ka dëgjuar sharrjet e ofendimet rrugaçërore të Ramës e ta hidhte ate nokaut në vënd të “Alibeut” ???????

  5. Gonia, ose Gonet se eshte edhe ky tropojani, gjeten shesh e bene pershesh. e pane qe ne shqiptaret e vrasim shume mendjen se ca thuhet e behet ne Amerike dhe vendosen te bejne ca para. Dikujt ja moren per nje vize, dikujt per t mos e shpallur non grata, dikujt per ti gjetur kush donte ta vriste e dikujt per te luftuar kundershtaret politike. Pse jemi ne rrota k… e mendojme se do na i zgjidhe amerika te gjitha e se prej tyr varet gjithcka, nuk na e kane fajin Gonet

  6. Ai spiuni i Amerikes gjeti parajsen ketu. Shqiptaret e besuan, ndonjerit qe nguronte i dergonin Kryeministrin, mblodhi leke sa i deshi trapi. Mire ti bejne se hajduteve jua vodhi.

  7. Po normale, keta jan te nje soji, ja McGonial pse shkoi te Yll drogaxhiu dhe Irfan kurvari? Se muti te muti shkon.

  8. Keshtu i bie qe McGonial i paska ven gjob Ed Rames, sic ka ber me keta. Po dhe opozita kot ben gam gam se jan pervete ne nje vark me kete punen e McGonial, se ky paska qen robi qe po te paguaje te zgjidhte pun. Saliu ate 1 milion euro qe i dha avokatit frances per punen e non-grata dhe qe nje verr ne uj beri, me mir tja kishte dhen ketij, rrezik ja kishte zgjidh punen. Paska qen sekser moster ky.

  9. Unë dij se FBI amerikane , ndonëse pati një tradhëtar të interesave të SHBA, u fut në lentën e 30 prokurorëve më të aftë, duke zbuluar edhe lidhjet e tij jashtëzyrtare me Ramën, Gjiknurin, Ballën, disa biznesmenë që po vetëdeklarohen, e dy personazhe komike A e B.
    Puna është se meqë alfabeti shqipes ka 36 gërma, nuk është çudi që në këtë skuadrën e A e B, me ose pa pagese mund të jesh implikuar edhe ti o Palikar.
    Ti thua se unë bazohem në një “premisë”
    Po drejtësia o birçe niset nga premiset, dyshimet e fillon hetimet.
    Duke parë që ti nga të gjithë qejfllitë e karagjozit, je më i zellëshmi në këtë portal, e komenton bile edhe me stilin e tij harbut e banal, kjo ngjall dyshimin se këtë e bën nga një dorë parashë jo të pakta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *