Ish-kryedoganieri Arlind Lagji është lënë në burg nga gjykata. Lagji shkaktoi 2 aksidente tre ditë më parë. Ai u largua nga vendngjarja e parë dhe aksidentoi një tjetër automjet pak metra më larg. Lagji është përballur me akuzat: aksident nga pakujdesia dhe largim nga vendngjarja.
Lagji ka qenë duke udhëtuar me një automjet tip “Tuareg” në momentin që ka përplasur një këmbësore 66 vjeç. Këtë të cilën e la të plagosur në rrugë dhe u arratis. Në të njëjtin aks, disa metra më tej ai u përplas me një tjetër makinë, ku mbeti i lënduar 63-vjeçari që drejtonte automjetin tjëtër, ndërkohë që përplasja e makinave i pamundësoi arratisjen dhe ai u kap menjëherë nga policia.