• |
ide | kryesore

Albin Kurtit i duhet Vetëvendosja në opozitë

-Instant, 1, Arkiva, Ide
andi bushati



Ndonëse Albin Kurti gjendet në një nga momentet më delikate të jetës së tij politike, ai nuk mund të ngushëllohet vetëm me pasjen përballë të një opozite fraxhile, pa guxim e nevojshëm për ti’u kundërvënë dhe pa boshtin ideologjik për të shpalosur një alternativë.

Ajo që u pa në seancën e sotme parlamentare, kur kryeministri duhej të spjegohej për pranimin e marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të saj, të miratuar në Ohër, ishte e mjerueshme. Përtej ndonjë sharjeje seksuale me nënë, përtej etiketimeve nga kreu i PDK-së si “hajgarexhi”, apo batutës së shefit të LDK-së me qëndrimin përpara pasqyrës, dy partive më të mëdha të opozitës i mungoi boshti i kritikës: a duhej pranuar apo jo, marëveshja e mbështetur nga BE dhe SHBA?

E gjithë beteja ndaj Kurtit po zhvillohet në dy rafshe. I pari është ai i matjes së koherencës së kryeministrit aktual me qëndrimet e tij të shkuara. Këtu gjithkush mund të ketë të drejtë. Duke i ripërmendur slloganet “jo negociata, vetëvendosje”, duke i kujtuar gazin lotësjellës dhe gjakun e derdhur për të kundërshtuar asocacionin, duke e ironizuar se do të bënte vetëm marëveshje me njohjen në qendër, të gjithë kritikët dhe rivalët e tij politikë janë në tokë të begatë. Albin Kurti i së shkuarës e ka mbjellë farën mbi të cilën mund të lulëzojnë opozitarët e vet të tanishëm. Qenija në pushtet, detyrimi për të njohur paktet e paraardhësve, vështirësia për të ruajtur epizmin idealist të peruidhës prej aktivisti i’a kanë krisur pak e nga pak aureolën e tribunit heroik, për ta përafruar gjithnjë e më tepër me portretin e një shtetari prozaik. Prandaj, ta ballafaqosh atë me hijen e vet të dikurshme është një detyrim që kundërshtarët e tij po e kryejnë më së miri.

LEXO ME TEJ:

Gjithçka duhet të dini për marrëveshjen e pa firmosur Kurti-Vuçiç  

Por dy partitë kryesore të opozitës çalojnë në rafshin e dytë, atë të paraqitjes së një alternative. Për shkak se mungesa e bindjeve të thella nuk i lejon të jenë radikalë, për shkak se pamundësia për t’u shkëputur nga trashëgimia e shkuar i dënon të jenë neutralë, për shkak se servilizmi ndaj ndërkombëtarëve vazhdon ti mbajë të tredhur, ata kritikojnë veprimet e qeverisë, por pa thënë dot se si duhet të veprojë.

Kritikat kryesore që shpalosën në Kuvendin e Kosovës edhe PDK edhe LDK ishin se Albin Kurti me marëveshjen që ka pranuar po i jep sebëve lokalë autonomi dhe të drejtën për vetëqeverisje. Ndonëse asnjëri nga këto koncepte nuk shkruhet i zi mbi të bardhë në dokument, ndonëse vetë Kurti i hodhi poshtë për të disatën herë ato, le të imagjinojmë për një çast sikur dy partitë opozitare të kenë të drejtë.

Pyetja që ngrihet është se si do duhej të silleshin ato përballë një skenari të tillë? 

Në hipotezën e një kërcënimi kaq ogurzi për integritetin dhe sovranitetin e republikës së Kosovës, gjëja e më e parëndësishme është inkoherenca e Albin Kurtit. Nëse opozita i friksohet vërtet kësaj gjëme, ajo duhet të hidhej në veprim. Por askush nuk u dëgjua të thotë: “Një marëveshje e tillë mund të kalojë vetëm mbi trupat tanë”. Asnjeri nuk bëri thirrje për protesta popullore. Kërkush nuk foli për bllokim institucionesh, për të provokuar një krizë, që do ta pamundësonte një marëveshje të keqe.

Pra, drama e opozitës kundër Kurtit është se ajo e akuzon kryeministrin për zezona të cilave nuk u del dot vetë për zot. Ajo e tregon me gisht marëveshjen, pa qënë e zonja të thotë me zë të lartë se e kundërshton atë. Ajo bërtet për mëkat e tradhëti, pa treguar mjetin se si pengohen ato.

Sekretet e Ohrit / Kurti rrëfen momentin kur Vuçiç përpak braktisi tryezën 

Natyrisht, i parë nga Tirana, ku sporti më popullor është denigrimi i opozitave, që personalisht e kam denoncuar me qindra herë, ky këndvështrim mund të ngjajë tejet kontradiktor. Prandaj dua të theksoj se qëllimi i tij nuk është aspak të fajsojë Lumir Abdixhikun apo Memli Krasniqin, por të konstatojë një boshllëk që i mungon sot skenës politike. Pasi e shkuara e Kosovës na ka dëshmuar një shembull interesant. Në kohën që Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, nënshkruan marëveshje të pafavorshme me Serbinë, si ato për themelimin e Asocacionit të komunave më shumicë serbe, ishte lëvizja Vetëvendosje që, pothuasje për një dekadë, e bëri të pamundur zbatimin e tyre. Parimësia, guximi dhe radikalizmi i saj e shpëtuan vendin nga Zajednica.

Ky është një rast tipik, ku minoranca e vendosur e një vendi mund të ketë më shumë kredo morale, peshë dhe forcë sesa shumica e tij qeverisëse. Një luks i tillë i mungon sot Kosovës. Natyrisht e vërteta e rezikut që i kanoset asaj, nuk është, as aq e papërfillshme sa e paraqet kryeministri, as aq e gogoltë se e bëjnë PDK dhe LDK. Por, gjithësesi kanosja e një asocacioni të tillë, që mund të pengojë funksionimin shtetit, mbetet e hapur mbi tryezë. Dhe si mbrojtje prej saj garancia unike nuk mund të jetë dot Albin Kurti. I vetëm, ai është i pamjaftueshëm për ta shpëtuar Kosovën nga një bosnjëzim i mundshëm. Prandaj, ai, nuk ka pse i gëzohet fitores së vakët verbale që korri në parlament, ndaj një opozite pa busull. Albini personalisht dhe gjithë të tjerët, sot, duhet të kishin qenë më të lumtur nëse, sallën e kuvendit, do e mbizotëronte një opozitë radikale, që nuk kundërshtonte personin, por vetë marrëveshjen.  

©Lapsi.al

 

   

 



9 Comments

  1. Qellimi justifikon mjetin dhe keshtu Kurt askushi u be dikushi.
    Pordhac,mendjemadh,pa kulture,egoist Kurti nuk mund te drejtoje me sebashku me nje presidente banane.
    Kesaj I thone te lepish mutin e tjetrit dhe Osmani na thote qe eshte i ambel.
    Ka vdekur koha qe kalova lumin te dhjefsha kalin.
    Pastroje mire nevojtoren Kurt,mos na I kurse edhe lopen e katundit Osman se pellet kur I vjen qumeshti.

    1. O gjoja Berdicagji, na e thuaj per c’mosmirenjohje flet me ate batuten e bere bajat (kalova lumin…)?..Ne lidhje me shkrimin, gabimi i pare qe do bente Albini,eshte nqs jep doreheqje.Do ishte katastrofe totale,sepse betejen e pare e fitoi Albini(duke bere me te miren e mundur,ne beteje me emisaret dhe jo vetem me serbet),duke e heq termin Asosacion nga Teksti i marreveshjes, dhe tani kemi hapesire per interpetime te ndryshme,.Tani vjen faza2,periudha me e rendesishme, qe prej 2008,implementimi i asaj marreveshje,pra forma qe do i japim ne asaj marreveshje(dhe jo Serbia ,Grenell E lajcak)e pikerisht ketu qendron nevoja qe Albini te na udheheq te pakten me cdo menyre deri sa te perfundoje rregullimi izajednices. A ka nevoje te supozohet si do jete fati dhe forma e zajednces nqs ik Albini dhe vijne keta kandidate e rinje per tradhetar,pasardhesit e tradhetareve te vjeter Hasha-Isa-Dulla? Kurse me Kurtin,sdo kete dhe sduhet te kete,me asnje cmim dhe presion asnje forme Zajednice te Isa-Thacit, autonomie, apo kompetencash ekzekutive.Prandaj na duhet Kurti.E vertete qe po te mbeshtetej edhe nga opozita,rruga do ishte me e lehte,por si do e mbeshtesin ata kur ata duan qe te behet ajo zajednice e qe pastaj te thone Thaci& Isa sqenkan tradhetare? Do ishim akoma me te fuqishem nqs Kurti,opozita ne Kosove ,dhe udhehqesit shqiptar ne Ballkan qe nga Abazovic,Ahmetovski e Rama, te mos flisnin per Minishengen dhe me gjuhe Brukseli por te reagonim si komb para botes ,psh qe po u krijua Zajedncia serbe,atehere duam Zajednica neMal te Zi dhe Serbi,si dhe federalizimin e Maqedonise ne Fyrom dhe Iliride,me kufinjte e 1878(pra me Kumanove,Shkup,Oher Manastir te perfshire ne Iliride),apo te deklaronin qe cdo tentim per ndarje te veriut automatikisht na con ne lufte te gjtihe shqiptaret kudner serbeve. Kjo di ishtre idealja,Atehere edhe Escobari na merrte me serioizhst se kur po lusin nje serbi pa bregdet, qe eshte si nje zorre qorre, imagjino sa vlere di kishim ne, 3 shtete shqiptare me 450 km bregdet.Por ne mungese te kesaj Kurti duhet te vazhdoje ta beje luften qofte dhe i pambeshtetur nga te gjithe,por kurrsesi te dorezohet .Ne si popull ia kemi obligim qe kurdo qe behen zgjedhejt t’ia japim 65% te votave,dhe Kurti na ka detyrim mos te jap doreheqje, dhe kurren e kurres per asnje arsye, e presion te mos i jape asnje kompetence Zajednices.Asnje koncesion me.Asnje tolerim as ndaj emisareve te korruptuar te miqve tane,e bile po filloi Escobari te na beje presion per statusin e Asoscionit(sepse ajo do jete beteja me e madhe), te bejme kerkese te shkarkohjet,zevendesohet dhe hetohet per korruptim nga serbet. Jo Zajednice qe ka funksion me shume se per menaxhimin e plehrave, Ah, po te duan,serbo cetniket te marrin ne zoterim edhe plehrat e komunave te tjera shqiptare,.Vetem kaq, Asgje me shume.Ta themi hapur qe pranojme dhe lufte por jo me shume te drejta serbeve.Ate qe i japims erbeve sot, ska fuqi ne bote qe ia merr dot neser, prandaj ,kujdes dhe jo me tolerim ndaj tyre e as tekave e kercenimeve te emisareve.

      1. Ore Arber prej kosove,liria nuk eshte e lire.
        Kurt karandashi e mori qyl pushetin dhe tha se na mbron USA kurse pushetin e sjell vehte.
        Dmth qe ju na cliruat por ne jemi trima qe dalim nga vrima.
        Hej sa pune ka liria e dhuruar.
        Biles e panjohura mjelse u be presidente nga askerkundi.
        Kurti tani po lepin ate qe ka vjellur.
        E per cfare na duhet KY karandash?

        1. PREJ HAJVALIE,Une Po te isha ne ved te Kurtit do jepja dorheqje niherit do largohesha nga politikan fare…!sepse kom pershtypjen se ne vedet ku udheheqin shqipetaret duhet te jete ni politikan hajdut ,pastaj,Jo I lexushem ,pa vizion ,lojal,por te bej histori.Ne mund te akuzojm Kurtin ,mund ta shajm siq beri akademiku,por TI thush qe trathtove kjo nuk qendron,Kritiket e Kurtit vertet kan ni fjalor pezhurativ por ketuu nuk ka argumente

  2. ”Parimësia, guximi dhe radikalizmi i saj e shpëtuan vendin nga Zajednica.” Sikur nuk duket ta kene shpetuar vetem kane vonuar ecjen perpara te Kosoves per 10 vjet dhe duke ardh sot ne te njejten marreveshje dhe mbase me te keqe. Z. Bushati sillet si turist prej Tirane vertet. Harroi qe deklaronte se Thaci po e bente Zajednicen se ishte i shantazhueshem po kur te vinte Kurti i ndershmi dhe i pashantazhueshmi do tja bente 8 me 2 rrezikut anglo-amerikan per Shqiperine. Une mendoj se dhe Bushati duhet te bej nje mea culpa dhe te pranoj se ka ca gjera qe i kupton gabim ose per ta then pak me troc i thote kembes dore ne politiken e jashtme.

  3. Une qytetar shqiptar i Tiranes nuk shqetesohem shume per Kurtin opozitar mua me intereson Kurti Kryeminister. Dhe ne kushte kur eshte perball presionit te fuqive te medha, ne nje kohe gjeopolitike te renduar per Europen ai po vepron si nje njeri i pergjegjshem per fatin e qytetareve qe drejton dhe po mundohet te arij me te miren e mundeshme. Radikalizimi i Bushatit rrjedh nga formimi enverist i tij qe koha tregoi qe qe nje deshtim i tmershem per Shqiperine.

    1. Kurti vjen neser ne Tirane pa gamilen presidente.
      Ishalla nuk voton ne VV e Tiranes kunder qeverise.
      Nje mashtrues Bari dhensh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *