• |
ide | kryesore

Apeli i dëshpëruar i babait të Moise Kean: “Jam një i pastrehë, nuk di asgjë për të”

-Instant, Sport
Moise Kean



Moise Kean po kalon një moment të vështirë brenda dhe jashtë fushës. Sulmuesi i Juventus doli nga radari i Massimiliano Allegrit edhe për shkak të përjashtimit të tij kundër Romës me dy ndeshje skualifikim. Por nervozizmi i tij ndoshta mund të rrjedhë edhe nga çështjet jashtë futbollit që nuk e bëjnë të ndihet i qetë. E këtu vjen një apel i dëshpëruar nga babai i tij.

Babai i Moise Kean është intervistuar nga portali Juveneës.eu, ku rrëfeu për veten, duke zbuluar një realitet të trishtë: “Jam i pastrehë, jetoj në rrugë dhe nuk di asgjë për të. Ai është sigurisht djali im dhe u përpoqa të flisja me Juventus kur Pavel Nedved ishte atje. Por nuk pati asnjë vazhdim të asaj bisede”.

Lexo më tej: Video/ Allegri i tërbuar me reagimin e Chiesa, pastaj grindet me një tifoz për Kean: “Çfarë dreqin ke, qepe”

Duke vazhduar me zemër hapur historinë e tij, babai i futbollistit tregon situatën aktuale: “Askush nuk është shqetësuar për mua. E nuk do të filloj unë ta bëj për të tjerët. Nuk do të jap asnjë informacion për djalin tim as gazetarëve, as shoqërisë. Më duhet të shqetësohem për të gjetur një çati dhe për të menduar për veten time. Jo duke bërë gjykime që i shkojnë për shtat ndonjërit. Kryetari i Fossano i di vështirësitë e mia dhe po kërkon një shtëpi për mua”. Një situatë prekëse që mund të ketë shkaktuar momentin e vështirë për lojtarin e Juventus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *