• |
ide | kryesore

Avokati i Napolit, Grassani, ndërhyn sërish në çështjet e Juventus: “-15? Ja përse nuk mund të ketë anulim”

-Instant, Sport
Juventus



Dënimi i Gjykatës Federale të Apelit të FIGC, puna e Kolegjit të Garancisë Coni, çështja delikate e pagave dhe gradualisht të gjitha hapat e mëtejshëm të mosmarrëveshjes ligjore që pret Juventus. Këto ishin çështjet e trajtuara nga Mattia Grassani, një avokat ekspert në të drejtën sportive.

“MAKSIMUMI REDUKTIM, JO ANULIM I PLOTË”

“Dënimi i Gjykatës Federale të Apelit për rezultatin e vendimit revokues është një dënim i plotë. I hartuar nga juristët më të mirë të FIGC dhe për mendimin tim nuk ka gabime makroskopike. Ajo që është e sigurt është se Kolegji i Garancisë Coni bazohet në aspektet formale të legjitimitetit. Nëse do të kthehej mbrapa, do të kërkonte korrigjimin e gabimeve dhe do të tregonte një varg në rënie të cështjes. Kështu, duke e lexuar disa herë, është një gjykim që ka themelin e saj. Madje, nëse do të kishte anulim me shtyrje mund të kishte ulje të pikëve të dënimit, por jo anulim në vetvete”.

Lexo më tej: Video/ Për penalizimin e Juventus pyesin avokatin e Napolit Grasani, ironi therëse e Allegri: “E bukur kjo kravata”

“-15? DUHET KUPTUAR NËSE GJYKIMI ËSHTË KORREKT”

“Aktgjykimi i Kolegjit të Garancisë nuk është kundër apo në favor të askujt. Por i lë një cështje teknike gjykatësve sportivë që janë në Itali. Po flasim për një rrugëtim që ka patur një shkallët të parë para Prokurorisë Federale ku Juventus u shpall i pafajshëm. Një shkallë të dytë në të cilën Juventus u shpall i pafajshëm. E pastaj një rihapje që çoi në dënimin -15 pikë. Çështja është të kuptojmë nëse gjithçka është raportuar saktë në gjykimin që çoi në -15. Kjo do të jetë detyra e Kolegjit të Garancisë. Të thuash se ka një palë të favorizuar është diçka që përballë kësaj lloj drejtësie është e papërshtatshme. Vëmendja dhe profesionalizmi i këtyre gjykimeve do të jetë i pavarur nga rrymat, pëlqimet dhe mospëlqimet”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *