Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj është vënë nën hetim për çështjen e incineratorëve. Ai tha se Arben Ahmetaj ka qenë i lidhur ngushtë me Mërtirin dhe Zoton. Megjithatë Berisha thekson se kryeautori i djegësve është një dhe vetëm një dhe ai e ka emrin Edi Rama.
Berisha:
Jam këtu për të informuar qytetarët lidhur me Arben Ahmetajn, që është vendosur nën hetim. Theksoj se kam mbështetur në çdo kohë, çdo zbatim ligji. Theksoj se Ahmetaj është përgjegjës nga më kryesorët në aferën e tmerrshme të djegësëve. Arben Ahmetaj ka firmën në transferimin e fondit të emergjencës në djegësin e Elbasanit dhe djegësin e Fierit.
Arben Ahmetaj ka miratuar me siglim dhe firmë të gjitha procedurat antiligjore të ndjekura në këtë proces. Arben Ahmetaj ka qenë i lidhur si mishi me thoin, me Mërtirin dhe Zoton; njeri prej tyre ka punuar edhe në Hermes, kompaninë e tij, kur vidhte impulset në Albetelekom, por dua të them këtu se kryeautori i djegësve është një dhe vetëm një dhe ai e ka emrin Edi Rama.
Po ik o sali shih veten se ste pyeti njeri per ahmetajn ty
Sali shih vetrn se je per burg
O berish po kur flet ti,qe ti duhesh te futesh ne burg nje ore e me pare.
Po boll fole o kriminel,se nuk po i intereson njeriu ca po thua.
O non grada ka ikur koha jote
Sti beson njeri budalliqet qe thua