• |
ide | kryesore

Berisha reagon sërish për konfiskimin e ‘Prestige’: Shqiptarët do e paguajnë dëmshpërblimin për resortin sa frëngu pulën

-Instant, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje sot komunitetit ndërkombëtar të reagojë për sulmin ndaj lirisë së mediave në vend, duke thënë se edhe aksioni i fundit i konfiskimit të Prestige Resort erdhi pikërisht se nuk u pranua të ndryshohej vija editoriale.

Duke folur në një prononcim për mediat, Berisha u shpreh se shqiptarët do të jenë ata që do të paguajnë dëmshpërblimin për prishjen dhe konfiskimet te Prestige Resort.

Berisha: Dua të denoncoj dhunën dhe terrorin shtetëror ndaj mediave, konfiskimet tipike të diktaturave me urdhër ekzekutiv. Rama ka miratuar një ligj, por është anti kushtetues, një ligj i cili i jep autoritet kreut të Këshillit të Rregullimit të territorit të konfiskojë sikur të ishte gjykatës. atribute të tilla nuk ka asnjë kryeministër në botë. Ky firmos sot plaçkitjen, shkatërrimin e pronave të pronarëve mediatikë. Këtu ka një sulm kundër mediave. E vërteta është një vendosje të plotë të mediave në kontrollin e qeverisë dhe fjala e lirë nuk ka qenë ndonjëherë në vështirësi. Lexova me vëmendje denoncimet e zotit Irfan Hysenbelliu, çka lihet të kuptohet “Cherchez la feme”

Zonja Rama, e kam denoncuar disa herë dhe e denoncoj. Para 5-6 vitesh ftoi gazetaret për ti nderuar në një pritje për vitin e ri. U tha gazetarëve se ju “po ma helmoni burrin”. Tani përsëri del në rastin e Prestige, Arben Ahmetaj. Në qoftë se bëhen dy pushtete dhe përdoren kundër njerëzve të pambrojtur e thellon dhunën dhe terrorin ndaj të tjerëve. Unë kërkoj të ndalet kjo dhunë dhe ky terror dhe i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht institucioneve që merren me fjalën e lirë, të ndërmarrin një hetim.

Sulmi bëhet se pronari i News 24 nuk ka pranuar linjën editoriale të Ramës. Për mua ka rëndësi terrori për shkak të linjës editoriale. I siguroj shqiptarët se për Ora News dhe Prestige, shqiptarët do paguajnë sa frëngu pulën në kurriz të tyre aktet vandale të këtij kryeministri ndaj pronave të të tjerëve, siç paguan Agon Channel, siç do paguajnë arbitrazhin e portit të Durrësit dhe shumë të tjera. Kjo situatë do një ligj që ti ngarkohen personit që merr vendime.



7 Comments

  1. Nqs ai ate toke qe si takon se sja ka lene babai e ka marre ne menyre te paligjshme perse duhet te paguajne shqiptaret. Bile ai duhet te paguaje demin dhe koston e prishjes. Boll legjitimuat vjedhjen dhe zaptimin e truallit si padrejtesi. Robt ku ti kete Rama dhe Irfani bashke qe po behet lajm cdo dite

  2. Irfani dhe Rama jane bashke.

    Do t’ia NGJESHIN TATIMPAGUESVE

    Nuk eshte here e pare qe bejne te tilla LOJRA

  3. As nje lek Berisha nuk duhet te paguajme, qeveria e pare pa Ramen te nxjerre ne shitje sarajet e tij ne Surrel e me ato leke te paguaj demin.

    1. Po sarajet e Saliut ne gjirin e Lalzit kur di nxjerrim ne shitje dhe leket e vjedhura nga ky kriminel tia kthejme popullit?

  4. Normale, qe i fundit e ha gjithmon. Paguam ate te Agon channel se ashtu donte Ram ropqiri, se si plas shum kari. Po dhe ti moterqir je, shan muti kaken, ti e di mir, se keshtu paguan shqiptaret edhe per CEZ-in tend, se doje te beje milion ti me Like koklopen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *