• |
ide | kryesore

Borrell: Do të monitorojmë me kujdes se kush e zbaton marrëveshjen e kush jo

-Instant, Lajme, Të fundit



Në Bruksel, të enjten dhe të premten zhvillohet samiti i liderëve të Bashkimit Evropian, nga i cili do të shprehet mbështetje edhe për marrëveshjen e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë, dhe do t’u bëhet thirrje të dyja palëve që të zbatojnë këtë marrëveshje.

Temat kryesore të samitit do të jenë Ukraina, forcimi i ekonomisë evropiane, energjia, emigracioni dhe forcimi i eurozonës.

Por, liderëve të BE-së pritet t’u raportojë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Shefi i diplomacisë evropiane tha para fillimit të samitit se Kosova dhe Serbia duhet të fokusohen në zbatimin e asaj që është rënë dakord.

“Çdo përpjekje për ta vënë në pikëpyetje marrëveshjen, është e kotë. Marrëveshja është arritur. Duhet të zbatohet dhe nuk ka vend për zgjedhje. Duhet të zbatohet në tërësi. Ne do të monitorojmë me kujdes se kush e zbaton dhe kush nuk e zbaton”, tha Borrell.

Marrëveshje pa nënshkrime mes Kosovës dhe Serbisë

Pajtimi i arritur mes palëve në Ohër, të shtunën e shkuar, do të jetë pjesë edhe e konkluzave nga ky takim i liderëve të vendeve anëtare të BE-së.

“Këshilli Evropian mirëpret marrëveshjen e arritur në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian për aneksin për implementimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe u bën ftesë të dyja palëve që në mënyrë të përshtatshme dhe me mirëbesim të implementojnë obligimet e tyre përkatëse“, thuhet në këtë tekst.

Për këtë temë ishte diskutuar edhe më herët gjatë javës, në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së.

Edhe atyre u kishte raportuar Josep Borrell. Ai e kishte quajtur si një “status quo të ri“ në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që do të sigurojë kalimin nga një fazë e krizave, në një fazë të implementimit të marrëveshjes.

Shumë shtete të BE-së e kanë mirpritur marrëveshjen e arritur në Ohër, dhe kanë kërkuar që fokusi tani të drejtohet kah implementimi.

Burimet diplomatike në Bruksel kënë thënë se disa shtete kanë ftuar që të ketë “kujdes të shtuar“ nga ana e BE-së në mënyrë që të sigurohet zbatimi i plotë i të gjitha pikave të marrëveshjes dhe që të mos lejohet devijimi nga obligimet për asnjërën palë.

Në struktuarat e BE-së pritet të nisin edhe procedurat që implementimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë të përfshihet edhe formalisht në kornizën e negociatave të anëtarësimit të Serbisë në BE, dhe në raportimin e një Komisioni të veçantë për normalizim për Kosovën.

Në BE kanë përsëritur se, ndonëse nuk është nënshkruar marrëveshja formalisht, për shkaqe ligjore, zbatimi i saj dhe i aneksit për implementim është detyrim për palët.



5 Comments

  1. Qe ju ka humbur logjika dhe arsyeja kjo dihet, po kaq poshte na rujt zoti. Ishalla nuk anetaresohemi sa te jeni ju vemjet ne BE se do na merrni ne qafe me keq se ky monstra qe kemi ne krye te puneve te shtetit..
    Ai Junckeri para ketij ishte pijetar i thekur, ky eshte per te mbajt pampers. Po si ka mundesi te kontrollosh zbatimin e nje dokumenti te pafirmosur o hajvan. Sot qe flasim ajo praktikisht eshte leter bythe

  2. CA MONITORIMI MOR SHKERDHAT

    I DUHEN VETEM 3 MUAJ NJE SHTETI QE TE HYJE NE BE

    PSE DUHET TE PRESIN 50 VJETE PER TE HYRE?

  3. NGA NJE ANE FLISNI PER TE DREJTAT E NJERIUT

    DHE NGA ANA TJETER NJE SHQIPTAR NUK KA MUNDESI TE = ME NJE FRANCEZ GJERMAN APO AMERIKAN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *