• |
ide | kryesore

Elita Rudi nis kritikat për banorët e Big Brother Vip Kosova

Paparazzi, Slider



Pak ditë pas finales së “Big Brother VIP” u mbajt në Kosovë “Post-Big Brother VIP”, ku ish-banorët mblidhen për të diskutuar rreth rrugëtimit të tyre. Emisioni u drejtua nga Elita Rudi dhe pati mungesa të ish-banorëve dhe debate e akuza të forta nga ata të pranishëm në studio.

Në një reagimi për atë që ndodhi në këtë spektakël, Elita shkruan se ajo vetë e bëri punën e saj në mënyrën më të mirë të mundshme, edhe pse në studio kishte shumë ofendime, kërcënime dhe që vihej në pikëpyetje funksioni i gjithë produksionit.

“Përshëndetje, ka ardhur koha me i thënë dy fjalë pas bujës që la “Post Big Brother”. Unë jam shumë rehat me mënyrën sesi e ka superuar programin, dinamikat dhe gjithë të tjerat që kanë ndodhur në atë program të gjatë dhe me tension. Ndoshta kam reaguar edhe ashpër, por jo me cinizëm, ndoshta e kam ngritur zërin, por jo pa arsye, ndoshta kam kundërshtuar, por jo pa argument, kam ngel edhe pa fjalë, ama veç nga paedukata dhe sjellja e devijuar. Si do ta menaxhoja ndryshe një studio me shumë frustrim, tensione, ofendime, kërcënime, ku vihej në pikëpyetje funksioni i një produksioni të tërë? Ta dini, ky format është sfidues. Shihemi shpejtë në projekte që sjellin më tepër pozitivitet, frymë dhe energji të mirë.”- shkruan Elita në Instagram-in e saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *