• |
ide | kryesore

FOTO/ “Luca i kaltër përgjithmonë”: Italia, në fushë me fanellën speciale në kujtim të Vialli

-Instant, Sport
Vialli



“Luca i kaltër përgjithmonë” është fraza që është stampuar brenda fanellave që kombëtarja e Italisë do të veshë sonte në Napoli. Në ndeshjen kundër Anglisë, e para për të kaltrit pa Gianluca Vialli, FIGC ka dashur të kujtojë kreun e delegacionit të Italisë që u nda nga jeta më 6 janar.

Humbja e Vialli ka lënë një boshllëk të madh në familjen e madhe të kaltër. Pasi ishte protagonist si futbollist, Vialli ishte bërë shembull dhe pikë referimi jashtë fushës. Italia përgatitet për herë të parë të zbresë në fushë pa ish-sulmuesin. Vialli kishte lënë gjurmë te të gjithë, sidomos lojtarët. Humbja e tij është përjetuar nga të gjithë. E kjo është një mënyrë për ta patur me vete në fushë kundër Anglisë.

Lexo më tej: Ndërron jetë në moshën 58-vjeçare Gianluca Vialli

“Është një emocion i madh kjo ndeshje, që është e para pa Luca Vialli. Unë isha shumë me fat: e pata si shok në fushë dhe më pas punuam bashkë – tha Mancini në konferencën për shtyp -. Ju anglezët patët fatin e mirë ta shihnit të luante në Londër dhe ai pothuajse u bë një qytetar i Londrës. Është një keqardhje e madhe për të gjithë ne. Por ne gjithashtu e dimë se njerëzit si ai janë të pavdekshëm dhe ai do të jetë gjithmonë me ne”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *