• |
ide | kryesore

Korrupsioni me arbitrat, Barcelona nën hetimin e UEFA: Champions League në rrezik

-Instant, Sport
Barcelona



UEFA ka hapur zyrtarisht një hetim për Barcelonën në lidhje me çështjen Negreira. Gjithcka lidhet me pagesat milionere në kompaninë e ish-zëvendëspresidentit të arbitrave spanjollë. Justifikimi i klubit është për këshilla teknike dhe informacion mbi gjyqtarët nga viti 2001 deri në 2018. E megjithatë, ka gjëra që nuk shkojnë dhe rreziku që Barcelona të penalizohet është i madh. “Në përputhje me nenin 31(4) të Rregulloret disiplinore të UEFA-s, inspektorët e etikës dhe disiplinës të UEFA-s u caktuan sot për të udhëhequr një hetim mbi një shkelje të mundshme të kuadrit ligjor të UEFA-s nga FC Barcelona. Gjithçka në lidhje me të ashtuquajturin rasti Negreira. Informacioni për këtë do të vihet në dispozicion në kohën e duhur “.

“Barcelona nuk ka blerë asnjëherë arbitra, as nuk ka ndërmend të blejë arbitra. Absolutisht kurrë. Forca e fakteve bie ndesh me ata që përpiqen të ndryshojnë historinë. Po bëjmë sërish mirë, asgjë nuk është e rastësishme”, u mbrojt menjëherë presidenti Laporta. Situata nuk është kaq e thjeshtë sepse ka edhe përgjime që vështirësojnë pozitën e klubit.

Lexo më tej: Skandali i arbitrave, Barcelona fundoset nga një frazë e zbuluar e Negreira: “Mund t’ju ndihmoj me VAR”

Për tre vjet, midis 2016 dhe 2018, klubi katalanas i ka paguar pothuajse 1.4 milionë euro një kompanie private. Kompania ishte në pronësi të José María Enríquez Negreira, i cili në atë kohë ishte zv/president i komitetit teknik të arbitrave. Siç raporton transmetuesi Ser Catalunya, hetimi filloi pas një kontrolli tatimor ndaj të njëjtës kompani, Dasnil 95 SL. Ajo ka vetëm një aksioner, pikërisht Negreira dhe prokuroria katalanase hapi menjëherë një hetim. Lajmi u konfirmua nga personi i interesuar, i cili megjithatë mohoi trajtimet preferenciale për klubin Blaugrana. Arsyetimi ishte se këto pagesa, për të cilat ai nuk kishte dhënë fatura, ishin për shkak të një pune konsulence.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *