• |
ide | kryesore

Ronaldo shuan çdo dyshim: “Kam menduar lamtumirën, por do të jem gjithmonë për Portugalinë”

-Instant, Sport
Ronaldo



Nga grumbullimi i Portugalisë, Cristiano Ronaldo ka mirëpritur trajnerin Roberto Martinez. CR7 ka riafirmuar dëshirën e tij për të vazhduar të ndihmojë ekipin kombëtar. “Roli im në ekipin kombëtar, në 10-15 vitet e fundit, ka qenë gjithmonë i njëjtë – shpjegoi ai -. Nëse më duan, do të jem gjithmonë aty. Motivimi im është i paprekur, vit pas viti, është si herën e parë”. “A kam menduar të largohem nga kombëtarja? Nuk do të gënjej. Në jetën tonë duhet të vëmë në dyshim gjithçka. Unë dhe familja ime menduam, reflektuam. Por pastaj arritëm në përfundimin se, pavarësisht vështirësive, nuk mund dorëzoheshim”.

“Unë jam gjithmonë gati për çdo gjë. Kam qenë në ekipin kombëtar për 20 vjet dhe është gjithmonë krenari të jem këtu – vazhdoi Ronaldo -. Dua të ndihmoj ekipin, është pjesë e ADN-së sime. Sigurisht, do të ishte e shëmtuar nëse do të thosha se nuk jam këtu për të luajtur. Por respektoj vendimet e trajnerit. Ndoshta do të jemi një ekip më i përkushtuar ndaj sulmit, sistemi i lojës mund të ndryshojë. Por nuk më takon mua të flas për këtë”. “Gjithsesi, ka një brez të ri që mund të dëshirojë të fitojë shumë, por do të duhet kohë. Gjërat nuk ndodhin brenda natës”, vazhdoi ylli portugez. “Unë mësoj shumë nga të rinjtë, ata gjithmonë kanë diçka për të treguar”.

Lexo më tej: Video/ Siriani i vogël i mbijetoi tërmetit, Ronaldo i plotëson dëshirën: “A je mirë?”, “Siuuu”

BISEDA ME TEKNIKUN MARTINEZ

Në lidhje me frikën për lamtumirën nga kombëtarja, tifozët e CR7 mund të jenë të qetë. “Kam qenë në gjendje ta shoh situatën nga këndvështrime të ndryshme. Mësova shumë. Jam i lumtur që jam rikthyer – shpjegoi sulmuesi i Al Nassr -. Trajneri tregoi se besoi te unë. Gjithmonë kam dashur të luaj. Siç e dini, ai ka folur me të gjithë, edhe me mua. E arrita të kuptoj se kam ende shumë për t’i dhënë kombëtares – përfundoi Ronaldo -. E ndjej, është dëshira ime ta coj Portugalinë në nivelin më të lartë. Unë gjithmonë do të kontribuoj kur ata kanë nevojë për mua”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *