• |
ide | kryesore

Zelensky viziton vijën e frontit në rajonin e Khersonit

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndodhet në rajonin jugor të vijës së parë të Khersonit, disa muaj pas tërheqjes së trupave rusë. Të mërkurën, Zelensky vizitoi ushtarët e plagosur në një spital në rajonin lindor të Donetskut, pranë vijës së frontit.

“Në fshatin Posad Pokrovske u dëmtuan shumë shtëpi dhe objekte të infrastrukturës si rezultat i agresionit në shkallë të gjerë të Rusisë, “tha ai në një postim në Telegram të enjten.

“Furnizimi me energji elektrike dhe me ujë po rikthehet, po ndërtohet një klinikë mjekësore dhe njerëzit po rikthehen. Kam biseduar me vendasit për problemet dhe nevojat e tyre aktuale. Ne do të restaurojmë dhe rindërtojmë gjithçka”, shtoi ai.

Forcat ruse shkatërruan pjesën më të madhe të infrastrukturës energjetike në Kherson përpara se të tërhiqeshin në bregun lindor të lumit Dnipro.

Disa muaj më vonë, të dyja palët vazhdojnë sulmet, të cilat kanë penguar riparimin e ndërtesave, duke shkaktuar edhe ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike.

Zelensky vizitoi  gjithashtu edhe një nga objektet energjetike në rajon.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *