• |
ide | kryesore

Gerard Pique flet për ndarjen me Shakira-n: Jam shumë i lumtur

Paparazzi, Slider



Gerard Pique ka thyer heshtjen pasi i dha fund lidhjes 11-vjeçare me Shakirën.

Në një intervistë me gazetën spanjolle El Pais së fundmi, Pique tha se është “shumë i lumtur” pas ndarjes së tij me këngëtaren vitin e kaluar. “Ditën që të vdes, do të shikoj prapa dhe shpresoj të kem bërë gjithmonë atë që kam dashur”, u shpreh ai. Ish futbollisti shtoi se dëshiron të jetë besnik ndaj vetes në lidhje me vendimet kryesore të jetës dhe nuk shqetësohet më për opinionin publik.

“Problemi është se si njerëzit i perceptojnë gjërat ose si i paketon shtypi. Unë jam ende duke bërë atë që dua. Nuk do të shpenzoj para për të pastruar imazhin tim. Njerëzit për të cilët dua dhe shqetësohem janë njerëzit që më njohin. Pjesa tjetër, nuk më intereson. Jam shumë i lumtur. Ka pasur ndryshime në jetën time dhe kam ditur se si ta ruaj këtë lumturi”, deklaroi Pique.

Çifti, të cilët kanë djemtë Sasha, 8, dhe Milan, 10, njoftuan ndarjen e tyre qershorin e kaluar.  Që atëherë, Pique u zyrtarizua në Instagram me të dashurën 23 vjeçare, Clara Chia Martí në janar, ndërsa Shakira publikoi tre këngë që me sa duket trajtojnë ndarjen./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2023/03/14/gerard-pique-zbulon-nese-e-ka-degjuar-kengen-e-shakira-s/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *