• |
ide | kryesore

Pas vilës së ish-gruas, sekuestrohet edhe vila e bashkëjetueses së Arben Ahmetajt

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Arben



Sekuestrohet me urdhër të SPAK një vilë në Hamallaj. Mesohet se vila e sekuestruar në Hamallaj i përket bashkëjetueses së Arben Ahmetajt, Erjola Hoxha.

SPAK po heton rolin e ish-zv.kryeministrit për inceneratorin e Fierit.

Më 9 mars, Byroja Kombëtare e Hetimit ka kryer kontrolle në shtëpinë e ish- gruas dhe partneres aktuale të Ahmetajt.

Ndërkohe më herët gjatë ditës Prokuroria e Posaçme në kuadër të hetimeve që po kryen për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetajn, ka vendosur nën sekuestro një vilë, e cila ndodhet në një kompleks rezidencial në Palasë.

SPAK deklaron se vila rezulton në pronësi faktike të ish-gruas së Ahmetajt, por e regjistruar në emër të një zonje tjetër.

Sipas SPAK është një pronë, e cila vërtetohet përmes dokumenteve të tjera se i përket ish-bashkëshortes së Ahmetajt dhe për sa kohë nuk i disponon të ardhurat për blerjen e kësaj prone duhet të sekuestrohet.



12 Comments

  1. Fol Beno se do kalbesh e mesa shof une do i lesh kalamajte rrugeve dhe leket e tua do i gezoje Linda Xhabiri dhe Zaho i Yllit.

  2. Ne te semes te ven gjithe rilindja! Po Evini kur do hatchet? Se harrova po SKAPI eshte per te hetuar nuk eshte per te sekuestruar ,sekuestrimi behet me vendim gjykate! Po ai bunkieri I Edvin mavijes kur di te sekuestrohet??????

  3. Po mir ja kan ber, se na bente si rambo. i dukej vetja zoti mbi tok. ta futi shoku o tiger prej letre. Ishalla terheq kemben zvarr per te tjeret. Te pakten Rama ua ka ber te qart, per te vjedh do vjedhim bashk po po u kapem burgun do e beni vet. Kurse Sala edhe po te kapeshin, nuk i leshonte edhe pse ishte i ndergjegjshem qe kishin ber krime, prap i mbronte deri ne fund kriminelat, si psh me Like floririn. Ate Pangon vec se i futi duart njeres e hoqi per 24 ore, kurse ata qe vidhnin e vrisnin i mbrojti deri ne fund.

    1. Vazhdoni enderroni me sy hap o njerez…
      Ky duket paster qe eshte sulm politik, jo drejtesi.
      Kte ne burg po do ta fusi Rama jo drejtesia. Ka ca koh qe jane prish pazaret, se per ca zdi di ta them.
      Drejtesia tregoi edhe nje here qe eshte plotesisht e kapur nga Rama dhe nuk pyet per Ligje e Kushtetute. Eshte anti Kushtetuse te kontrrollohet shtepia e nje deputeti, aq me teper te konfiskohet.

  4. Te behej pentito ky dhe Saje qorri, Rama ishte ne burg tani. Po keta spo fusin dot Saliun me Meten e jo me Ramen. Nuk preket treshja e bermudeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *