• |
ide | kryesore

Selena Gomez, mesazh fansave të saj: Lëreni të qetë Hailey

Paparazzi, Slider



Selena Gomez ka kërkuar së fundmi nga fansat të ndalojnë sulmet ndaj Hailey Bieber në rrjetet sociale.

Aktorja ka postuar një mesazh në Instagram Story duke zbuluar se Hailey e ka kontaktuar. Gjatë diskutimit të tyre privat, modelja i ka treguar se fansat e kanë  kërcënuar me jetë dhe e kanë portretizuar  si një vajzë e keqe. Selena shkroi, “Hailey Bieber më kontaktoi dhe më bëri të ditur se ajo ka marrë kërcënime me vdekjee. Kjo nuk është ajo që unë mbështes. Askush nuk duhet të përjetojë urrejtje ose ngacmim. Unë gjithmonë kam mbrojtur mirësinë dhe me të vërtetë dua që e gjithë kjo të ndalet.”

Kjo nuk është hera e parë që Gomez përpiqet t’i bëjë fansat të ndalojnë së ngacmuari  Hailey-n, megjithëse kjo është hera e parë që i referohet me emër. Më 6 mars, Selena falënderoi fansat për mbështetjen e tyre në TikTok dhe shtoi: “Ju lutemi, jini më të sjellshëm dhe kini parasysh shëndetin mendor të të tjerëve. Zemra ime është rënduar dhe dua më të mirën për të gjithë.”

Që kur filloi drama TikTok, as Hailey, as bashkëshorti i saj dhe ish i dashuri i Selenës, Justin Bieber, nuk e kanë komentuar dramën në mediat e tyre sociale. Por gjatë intervistës së saj nlCall Her Daddy në shtator, Hailey foli për urrejtjen që mori nga njerëzit në internet duke pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në shëndetin e saj mendor./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *