• |
ide | kryesore

Turizmi, sektori me ecuri pozitive/ Hyrjet e të huajve rriten me 54% në shkurt

-Instant, Lajme, Të fundit



Turizmi duket se ka vijuar të ketë ecuri pozitive edhe në muajin e dytë të vitit. Statistikat e Lëvizjes së Shtetasve të INSTAT tregojnë se hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë rritur me rreth 54 për qind në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin shkurt 2023, janë 695.246. Ky tregues rezulton me një rritje 51,5%, krahasuar me Shkurt 2022. Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit shkurt 2023, janë 693.021, duke shënuar një rritje me 40,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në Shkurt 2023, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 385.921. Ky numër është rritur me 49,6%, krahasuar me shkurt 2022. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 309.325. Ky numër është rritur me 53,9%, krahasuar me shkurt 2022”, thuhet në publikimin e Institutit të Statistikave.

I njëjti nënvizon se gjatë dymujorit të parë 2023, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 686.536. Ky numër është rritur me 73,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022. INSTAT raportoi gjithashtu për një rritje të shqiptarëve që dalin jashtë vendit ku gjatë muajit shkurt 2023 janë 389.654 shtetas që kanë lënë vendin.

“Krahasuar me shkurt 2022, ky tregues është rritur me 32,7%. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit shkurt 2023, janë 303.367. Krahasuar me shkurt 2022, ky tregues është rritur me 51,5%. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë dymujorit të parë 2023, është 931.767, duke u rritur 40,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, thuhet në publikim.

Gjatë shkurtit, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës. Nga aty ka patur 300.057 shtetas. Ajo pasohet nga Amerika dhe Azia Lindore /Paqësori.

Referuar të dhënave për qëllimin e vizitës në shkurt rezulton se në Shkurt 2023, krahasuar me shkurt 2022, hyrjet e shtetasve të huaj janë rritur: për qëllime personale me 55,8% për qëllime pushime, vizitë tek të afërm, etj. me 54,3%; për biznes dhe qëllime profesionale me 6,3%./ Monitor 



3 Comments

  1. Ca jane keto lajme te tipit Jarge Pallkari. Po Shqiperia nuk eshte Karaibe qe te kete rritje turizmi ne stinen e ftohte pasi nje gje te tille do ta kishte zili dhe Parisi apo Londra.

    1. po cfare thua o bole, keto regjistrohen neper hyrjet doganore, edhe ska per genjeshter, por juve ju duket se edhe ata qe vine ne shqiperi, vine se u thote Rama, a mendje pjerdhur, bota vete atje ku pagesat jane me te vogla se ne nje vend tjeter, edhe se ruajne se eshte kjo Albania, Greqia, apo Afganistani, se robi do te shikoj sa harxhon edhe ja vlene, per buxhetin qe kane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *