• |
ide | kryesore

Vijojnë protestat e dhunshme në Francë kundër moshës së pensionit, digjet bashkia e Bordosë

-Instant, Lajme, Të fundit



Mbi 1 milion njerëz protestuan në Francë, të enjten, kundër reformave të pensioneve. Në Paris, disa protestues që po mbanin maska të zeza u përplasën me policinë, pasi sulmuan të paktën dy restorante, një supermarket dhe një bankë. Policia, e goditur nga kokteje molotovi dhe sende të forta, përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Një mjegull gazi lotsjellës mbuloi një pjesë të Pallatit të Operës, ku protestuesit u mblodhën në fund të marshimit.

Sipas Ministrisë së Brendshme, ishin rreth 1,500 protestues të dhunshëm. Dhuna shpërtheu edhe në marshime të tjera. Të tilla pati veçanërisht në qytetet perëndimore të Nantes, Renes dhe Lorient. Këtu një ndërtesë administrative u sulmua. Bashkisë së Bordosë i është vënë zjarri.

Protesta të dhunshme pati edhe në qytetin në Lion, në juglindje të Francës. Ministria e Brendshme tha se marshimi në Paris mblodhi 119,000 njerëz, që ishte një rekord për kryeqytetin gjatë protestave kundër reformës së pensioneve. Sondazhet thonë se shumica e francezëve e kundërshtojnë projektligjin e presidentit Emmanuel Macron për të rritur moshën e daljes në pension nga 62 në 64 vjeç, gjë që ai thotë se është e nevojshme për të mbajtur sistemin në këmbë.

Duke u mbështetur me pjesëmarrjen e madhe, sindikatat kërkuan me shpejtësi protesta dhe greva të reja të martën. Ato përkojnë me kohën e vizitës së planifikuar të mbretit Charles III në Francë. Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin, pasi vizitoi selinë e policisë të enjten mbrëma, teksa prostea të dhunshme vazhdonin në disa lagje të Parisit, dha garanci se siguria “nuk përbën problem” dhe monarku britanik “do të mirëpritet”./REL



5 Comments

  1. Te shkretet keta nuk kane ambasade amerikane te japi deklarate se nuk do jape viza per protestuesit e dhunshem..e te shperndaje turmat

  2. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

    Këtu te ne mosha e daljes në pension nga 60 në 65 u bë pa i a ndjerë askujt, sepse jemi mut popull nuk meritojmë demokraci e të drejta.

  3. Cfare mendon Zonja Kim dhe ambasadoret europiane mbi keto protesta?? Hipokrite.

    Po keta jane franceze pasardhesit e atyre qe bene Revolucionin francez, jo shqiptare bythpambuke si ne, qe cdo gje na e kane falur per meshire.

  4. Francezet jane popull model per demokracine. Dhe gjate izloimit per te ashtuquajturin “Covid” benin protesta cdo jave ne gjithe qytetet e Frances . Kane deklaruar se Macron do kete fundin e Luigjit te XIV dhe mos u cudisni nese ndodh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *