• |
ide | kryesore

Do trafikonin 17 kg kanαbis drejt Malit të Zi, arrestohen tre të rinj në Hanin e Hotit

-Instant, Lajme, Të fundit



Tre persona janë arrestuar pasi tentuan të trafikonin lëndë narkotike drejt Malit të Zi. Policia sekuestroi 17 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike canabis sativa. Mësohet se në pranga ranë shtetasit Klevis Gurraj, 20 vjeç, drejtues i automjetit, Jozef Kaçaj, 19, pasagjer dhe Enes Osmani, 22 vjeç pasagjer.

Policia ndali një automjet tip “Benz”  në aksin rrugor Koplik – Hani i Hotit dhe gjatë kontrollit në automjet gjetën një valixhe. Brenda valixhes, policia gjeti 16 pako të mbushura me lëndë narkotike cannabis sativa dhe një qese plastmasi të mbushur po me lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë totale 17 kilogramë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *