• |
ide | kryesore

Kosova bën debutimin drejt Euro 2024, Giresse në Izrael për fitore: ja sfidat e tjera të mbrëmjes

-Instant, F1, Sport
Kosova



Pas debutimit të peshave të rënda si Franca e Holanda, e në pritje të Shqipërisë, në fushë zbret Kosova. Dardanët kanë zhvilluar stërvitjen e fundit në prag të përplasjes me Izraelin, që do të zhvillohet në stadiumin “Bloomfield” në Tel Aviv, në orën 18:00. Optimizëm në radhët e formacionit të Alain Giresse, që kërkon të nisë si duhet fushatën eliminatore drejt Euro 2024.

Stërvitja e fundit i ka shërbyer futbollistëve kosovarë të ambjentohen me fushën e impiantit ku do të luajnë takimin. Të besuarit e teknikut francez janë të gjithë në dispozicion dhe ky është më vetë një lajm i mirë. Giresse pritet të provojë të imponohet edhe në transfertë, me një formacion ofensiv. Mjafton të llogaritësh që përpara do të jenë Zhegrova, Rashica dhe Muriqi.

GRUPI I

Tekniku ka marë skepticizmin e zakonshëm përpara një ndeshje të vështirë, për faktin se është konsideruar i guximshëm. Por të tre lojtarët e vijës së parë, janë në një formë brilante dhe do të ishte mëkat të hiqje dorë prej tyre. E megjithatë në Izrael, Kosova do të ketë një ndeshje shumë të vështirë. Në Grup me Dardanët janë edhe Zvicra, që do të vizitojë Bjellorusinë. Helvetët janë favoritë të Grupit I, por nuk mund të anashkalohet Rumania, e impenjuar në shtëpinë e Andorras.

Lexo më tej: Kualifikueset Euro 2024, Shqipëria zbret në fushë: skuadrat, datat, formati e gjithçka që duhet ditur

NDESHJET E TJERA

Për ndeshjet e tjera, në Grupin A, Skocia do të presë Qipron. Interesante përballja mes Spanjës e Norvegjisë, por që do të jetë pa yllin e tyre Erling Haaland. Në Grupin D Armenia do të luajë kundër Turqisë, ndërsa Kroacia do të presë Uellsin.

Euro 2024 Qualification: Group A
15:00 Scotland – Cyprus
20:45 Spain – Norway
Euro 2024 Qualification: Group D
18:00 Armenia – Turkiye
20:45 Croatia – Wales
Euro 2024 Qualification: Group I
18:00 Belarus – Switzerland
18:00 Israel – Kosovo
20:45 Andorra – Romania



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *