• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit për ditën e shtunë

-Instant, Lajme, Të fundit



Deri në orët e mesditës vija bregdetare dhe qytetet e zonës së ulët parashikohet të jenë në mbizotërimin e intervaleve të gjata me kthjellime. Ndërsa në zonat malore do të ketë kalime të lehta të vranësirave. Por pasditja dhe mbrëmja pritet të shfaqin vranësirat e pakta në të gjithë territorin Shqiptar, ku më të fokusuara ato do të jenë në përgjatë kufirit Lindore, por nuk do të mund të sjellin reshje në këto zona.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 5°C deri në 24°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 26 km/h nga drejtimi Perëndimore duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *