• |
ide | kryesore

Video/ Kosova del me pikë nga Izraeli, anulohet goli i Rashicës: Xhaka gol e asist në Serbi, Zvicra e ekzagjeruar

-Instant, F1, Sport, Video
Kosova



Ka nisur mirë fushata kualifikuese e Kosovës, në kërkim të një vendi në Euro 2024. Skuadra e Alain Giresse ka rrëmbyer një barazim të çmuar në Izrael, edhe pse mund të kishte shkuar edhe më mirë. Një autogol i Dasa pas 26 minutash lojë kaloi përpara dardanët, që me tridhëmbëshin ofensiv e vuri në vështirësi kundërshtarin. Kosova mund të kishte siguruar rezultatin, por Rashica përdori dorën për të kontrolluar topin e goli u anulua. Të besuarit e Giresse u arritën në minutën e 56′ nga diagonalja fituese e Dor Peretc. Kosova e Izraeli marrin nga një pikë e vihen në ndjekje të Zvicrës, në arrati që pas 90 minutave të para.

Të udhëhequr nga Steffen e Granit Xhaka, Zvicra ka shkatërruar 0-5 Bjellorusinë në ndeshjen e luajtur në Vojvodinë të Serbisë. Gol e asist i mesfushorit shqiptar të Arsenal, që i japin përfaqësueses helvete vendin e parë në Grupin I. Steffen shënoi që në minutën e 4′, duke e bërë të thjeshtë detyrën. Dygolëshin sulmuesi e shënoi në minutën e 17′, ndërsa siguroi topin në shtëpi në të 29′. Në pjesën e dytë, përballë një Bjellorusie inekzistente, Xhaka shënoi golin e katërt në minutën e 62′, me një goditje spektakolare. Mesfushori shqiptar kompletoi pasditen pozitive me asistin për golin e pestë. Xhaka në minutën e 65′ shërbeu për Zeki Amdouni, që mbylli goleadën.

Lexo më tej: Video/ Tre gola Suedisë e topin në shtëpi, Lukaku entuziazmon Interin: “Dua të tregoj çfarë kam brenda”

NDESHJET E TJERA

Fitore e pastër e Skocisë në debutimin e tyre në Grupin A. Britanikët dominuan përballë Qipros, duke marrë kryesimin e grupit. McGinn në minutën e 21 hapi ndeshjen, në asistin e Robertson. Dygolëshi i McTominay pastaj u maturua në minutat e fundit. Në të 87 mesfushori i United shënoi golin e dytë, ndërsa në të tretën shtesë vulosi fitoren. Në të 95′, karton i kuq i Ioannou, që mori kartonin e dytë të verdhë.

Në Grupin D, Turqia arriti të fitojë me përmbysje ndaj Armenisë duke marrë kryesimin. Sfida fillimisht u zhbllokua nga ekipi armen, pas autogolit të Kabak në minutën e 10′. Përmbysja e turve erdhi pas barazimit të Kokcu (34′) dhe golit të Akturkoglu (63′).

Euro 2024 Qualification: Group A
Scotland 3-0 Cyprus
Euro 2024 Qualification: Group D
Armenia 1-2 Turkiye
Euro 2024 Qualification: Group I
Belarus 0-5 Switzerland
Israel 1-1 Kosovo



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *