• |
ide | kryesore

Video/ Në fillim sherri, pastaj Mbappé e Griezmann paqe në Playstation: ajo që e pësoi ishte Holanda

-Instant, Sport, Video
Griezmann



Kylian Mbappé është kapiteni i ri i kombëtares franceze dhe Griezmann kishte kërcënuar se do të largohej përgjithmonë nga Le Bleus për shkak të kësaj zgjedhje. Megjithatë, të dy tashmë kanë bërë paqe në mënyrën e tyre. Kjo u pa qartë në ndeshjen debutuese të Francës. Asist i Mbappe pikërisht për golin e Djallit të vogël. Sulmuesi i PSG pastaj shënoi edhe dygolësh vetë e bashkë me golin e Upamecano, shkatërruan me një 4-0 Holandën. Në fund të ndeshjes, për ta bërë më të hidhur humbjen e Koeman, Maignan priti edhe një penallti ndaj Depay. Franca e nis kështu me këmbën e mbarë, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Holandën.

Antoine Griezmann dukej se nuk e priti mirë vendimin e Deschamps për t’i dhënë shiritin e kapitenit të Francës 24-vjeçarit Mbappé. Pas tërheqjes së Hugo Lloris mund ti takonte atij ky nder. E pavarësisht se është caktuar si zëvendës, sulmuesi i Atletico Madrid ka shprehur gjithë keqardhjen e tij për këtë vendim.

PAQE ME PLAYSTATION

Kylian u ndje i detyruar t’i jepte zemër shokut të tij dhe tha në një intervistë: “Kam folur me Antoine. Ai ishte i zhgënjyer dhe kjo është e kuptueshme. I thashë se do të kisha të njëjtin reagim”. Më pas sulmuesi i PSG shtoi: “Ndoshta ai është lojtari më i rëndësishëm i epokës së Deschamps. Ai ka përvojën. Nëse ai ka diçka për të thënë, unë ulem dhe dëgjoj. Nuk duhet t’ia mbyllësh derën askujt. Të gjithë janë të lirë të shprehen”.

Lexo më tej: Plas te Franca: Mbappé kapiteni i ri, Griezmann rebelohet, grindet me Deschamps: “Më mirë iki fare”

Në fakt, Deschamps theksoi se aftësitë komunikuese të Mbappe janë një nga arsyet kryesore pse atij iu dorëzua shiriti. Sipas GOAL, të dy tashmë kanë bërë një seancë loje në PlayStation për të sqaruar gjërat, pasi trajneri informoi të dy lojtarët për vendimin e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *