• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ Autobusi përplasi 2 makina, del testi i alkoolit për shoferin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Autobusi



Një aksident i rëndë ndodhi në Tiranë pasditen e kësaj të diele. Ngjarja u shënua në rrugën e Elbasanit në zonën e Saukut, pranë Fakultetit Ekonomikut. Autobusi i linjës së Krrabës përplasi 2 makina dhe më pas u përmbys.

Për këtë shkak 3 persona u lënduan dhe u dërguan me urgjencë në spital. Burimet thonë se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën. Shoferi i autobusit, i identifikuar si Gentjan Qosja, 42 vjeç është shoqëruar nga policia.

Atij i është bërë menjëherë testi i alkoolit dhe nuk ka rezultuar se ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike. Policia thotë se hetimet do të zbulojnë shkakun e aksidentit. Paraprakisht thuhet se autobusi nuk ka pasur shpejtësi të madhe. Dyshohet se shkak mund të jetë bërë një defekt teknik i autobusit. ©LAPSI.al

U përplas me dy makina! Aksident i rëndë në Tiranë



2 Comments

  1. Po pronaret nuk e bejne asnje lloj kontrolli e kursejne tek ferrotat, gomat cfare te munden prandaj ndodhin keto gjera.

    Pastaj ne pjesen me te madhe shoferet vijne era raki e hudhra qysh ne 7 te mgjs.

    1. Lum ti qe i ha hudhrat ne darke me mamin. Lezo njehere para se te komentosh o cop katuanri, nuk ka qene i pire shoferi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *