• |
ide | kryesore

Grabiti 140 mln euro përmes mashtrimit kompjuterik/ Kinezi rekurs kundër vendimit të Apelit që lejoji ekstradimin e tij

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shtetasi kinez Liangbin Chen, i cili akuzohet për mashtrim të 140 milionë eurove, iu drejtua me rekurs gjykatës së lartë duke kundërshtuar vendimin e gjykatës së Apelit që ka lejuar ekstradimin e tij drejt Kinës.

Lajmi konfirmohet nga gazetarja Klodiana Lala.

“Lejimin e ekstradimit te shtetasit Liangbin Chen, i biri i Tianman Chen dhe i Je Yuo, i datelindjes 06.11.1990, lindur ne Kine dhe banues ne Dubai dhe Kamboxhia, identifikuar me pasaporten kamboxhiane me nr. N 01449826, per qellime ekstradimi ne Kine, per faktin se autoritetet gjyqesore kineze bazuar me vendimin penal nr. DG (X) BZ (2022) 00055, dt. 20.05.2022, te Gjykates Deging, te Provinces Zhejiang/Kine, ndaj shtetasit kinez Liangbin Chen, ka caktuar masen e sigurimit “Arrest ne burg” per kryerjen e vepres penale “Mashtrim kompjuterik”, parashikuar nga neni 266 i Kodit Penal Kinez, si dhe parashikohet ne nenin 143/b te Kodit Penal Shqiptar, ndjekur me mase sigurimi fillimisht “Arrest ne burg”, per qellim ekstradimi, zevendesuar ne “Arrest ne shtepi”, nga Republika e Shqiperise ne Republiken e Kines, sipas kerkeses se autoriteteve te drejtesise Kineze.

Baza ligjore: Nenet 495 e vijues te K.Pr.Penale te Republikes se Shqiperise, si dhe ligjit nr. 10193, dt. 03.12.2009, i ndryshuar me ligjin 100/2013, dt. 18.03.2013 dhe nr. 97/2021 dt. 07.07.2021 “Per marredheniet juridiksionale me autoritetet e huaja ne ceshtjet penale””, thuhet në shkresën zyrtare.

Kujtojmë se më herët Apeli i Tiranës vendosi lënien ne fuqi te vendimit nr. 805, date 13.10.2022 te Gjykatëse se Rrethit Gjyqësor Tirane, duke i hapur rrugë autoriteteve kineze që të marrin në ngarkim të riun.



1 Comment

  1. Nqs ke perfituar 140 mil ben mire te paguash 20% ne Shqiperi dhe ta falin ekstradimin perndryshe behu gati per thertore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *