• |
ide | kryesore

Lorenci flet për marrëdhënien me Keisin

Paparazzi, Slider



Banorët e Big Brother Vip, Keisi, Lorenci dhe Kristi janë përfolur së fundmi shpesh në media.  Që prej hyrjes së Lorencit në rrjet qarkulloi lajmi se ai në fakt ishte ish partneri i Keisit. Kjo situatë u diskutua dhe ditën e djeshme në spektakël ku artisti pranoi për herë të parë se ka patur një histori me artisten.

“Unë me Keisin kemi dalë, në fillim në shoqëri. Arsyen pse jemi shkëputur e dimë vetëm unë dhe Keisi. E respektoj deri në fund. Këtë gjë e dinë edhe jashtë, njerëzit që na njohin. Nuk doja ta bëja të madhe, nuk doja që kjo histori të dilte dhe e kam kërkuar që të mos dalë. Nuk mendoj se kam ndikuar në krisjen e marrëdhënies së Keisit me Kristin. Unë e Keisi kemi një raport shoqëror, asgjë më shumë”, u shpreh ai.

Keisi nga ana tjetër tha e habitur se nuk e dinte që Lorenci ka folur për historinë e tyre, ndërsa Kristi deklaroi se ka respekt për Medinin dhe i pëlqen këngëtari si djalë. “Unë kam respekt për Keisin dhe ka të drejtën të shkojë pas marrëdhënieve që do. Kemi mbyllur ça kishim. Lorenci më duket garip dhe i lezetshëm. Nuk kam asnjë hatërmbetje. Kemi mbyllur çdo gjë me dinjitet, tha Aliaj./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *