• |
ide | kryesore

Luciano Moggi, shigjetim i bujshëm ndaj Drejtësisë Sportive: “Është një diktaturë”

-Instant, Sport
Moggi



Më 19 prill Juventus do të mësojë fatin e tij në lidhje me ankimimin e paraqitur kundër vendimit për penalizimin (-15 pikë në renditje). Gjykimi u zyrtarizua më 20 janar nga Gjykata Federale, por gjërat mund të ndryshojnë në Kolegjin e Garancisë. Çështja, në lidhje me fitimet kapitale, ka qenë shënjestër e një sulmi të hapur nga Luciano Moggi ndaj Drejtësisë Sportive.

Javët e fundit, Luciano Moggi kishte shprehur mendimin e tij për vendimin. Ish-drejtori i përgjithshëm i Juventus i konsideroi fitimet kapitale të pranueshme në botën e futbollit. Ditën e sotme për mikrofonat e Tmë Big Luciano është rikthyer në sulm, duke i dhënë një goditje të ashpër Drejtësisë Sportive: “Vepron si të dojë, është një diktaturë. Duhet të bënin një prapaktheu, por e bëjnë atë vetëm kur duan”.

Lexo më tej: Hetim kundër tij, Moggi në kundërsulm: “Chinè, urrejtja t’i ngatërron idetë, nuk më ndalon dot të flas”

Gjatë fjalës së tij, ish-drejtori i përgjithshëm i bardhezinjve Luciano Moggi është rikthyer te çështja e fitimeve kapitale: “Është qesharake, ato lejohen në sistemin sportiv, ndaj nuk e kuptoj si mund të jepen 15 pikë penalitet. Problemi qëndron tek Consob. Ai duhet të kishte gjobitur Juventus për mosrespektimin e direktivave në lidhje me shoqëritë e listuara në bursë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *