• |
ide | kryesore

Përplasen dy makina në Durrës, 3 të plagosur

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në Durrës. Dy makina janë përplasur te mbikalimi i Plepave, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona. Shoferi Q. B dhe dy pasagjerët që ndodheshin në mjetin e tij po marrin ndihmën e duhur mjekësore në spital.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 09:45, në lagjen nr. 13, Durrës, te mbikalimi i Plepave, automjeti me drejtues shtetasin Q. B, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. Sh.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi Q. B, dhe pasagjerët që udhëtonin në këtë automjet, shtetasja F. B, dhe shtetasi M. B, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *