• |
ide | kryesore

Sabiani reagon pas deklaratës së Lorencit

Paparazzi, Slider

Sabiani ka reaguar pas deklaratës së konkurentit, Lorenc Hasrama. Ky fundit zbuloi ditën e djeshme në spektakël se  jashtë ka pasur një njohje me Keisin, e cila kishte përfunduar.


“Unë me Keisin kemi dalë, në fillim në shoqëri. Arsyen pse jemi shkëputur e dimë vetëm unë dhe Keisi. E respektoj deri në fund. Këtë gjë e dinë edhe jashtë, njerëzit që na njohin. Nuk doja ta bëja të madhe, nuk doja që kjo histori të dilte dhe e kam kërkuar që të mos dalë. Nuk mendoj se kam ndikuar në krisjen e marrëdhënies së Keisit me Kristin. Unë e Keisi kemi një raport shoqëror, asgjë më shumë”, u shpreh ai duke nxitur habi tek Keisi e cila tha se nuk e dinte që këngëtari e kishte diskutuar këtë çështje.


Ndërkohë Sabiani menjëherë pas deklaratës shkoi në mediat sociale për të shprehur mbështetjen për vajzën e tij. “Princesha babos, jashtë nga ajo shtëpi se bespremat duan të marrin vëmendje prej teje kësaj radhe,” shkroi ai. “Nuk futem më aty, të pres jashtë të tërheq veshin. Gjithsesi, je gjëja më e shtrenjtë e babos.”/Lapsi.al


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *