• |
ide | kryesore

Trasporti falas për Tiranën, Këlliçi: 20 mln euro në vit do shkojnë për qytetarët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kandidati i opozitës për Bashkinë e TIranës, Belind Këlliçi ka bëri me dije këtë të dielë se si do të mundësohet transporti publik falas, premtim ky i bëri një ditë më parë nga vetë ai në një takim me të rinjtë. Me anë të një video në rrjetet sociale, Këlliçi deklaroi se 20 milionë euro në vit do shkojnë për qytetarët në formën e transportit publik falas.

Një ditë pasi premtoi që transporti publik për qytetarët në Tiranë do të jetë falas, kandidati i opozitës Belind Këlliçi ka shpjeguar se si do të mundësohet kjo gjë pas 14 majit. Gjatë udhëtimit të tij me autobusë për në Kombinat, Këlliçi bëri me dije se 20 milionë euro në vit do shkojnë për qytetarët në formën e transportit publik falas.

Gjatë takimti të mbajtur një ditë më parë me të rinjtë në selinë blu, Këlliçi deklaroi se pas 14 majit transporti publik ënë Tiranë do të jetë falas, premtim ky që u mbështet nga qytetarët të cilët u shprehën se nëse realizohet do të ishte një ndihmë për ta, për tu pakësuar shpenzimet e përditshme.



22 Comments

    1. Sikur te nderhynte edhe ne lirimin e rrugeve nga hekurishtet dhe trotuaret e kota duke liruar vendet e parkingut do ishte shume mire!

  1. ore prandaj nuk fitoni ju, se late name, do jete transporti falas? ku do i gjeshe parat? nga do vine keto te ardhura, kur hidrokarburet po behen me shtrenjte, energjia po ashtu?ku jetoj une vetem nga fshati deri ne qytet qe eshte vetem 13 km paguaj 7,30 € aman mos genjeni nje popull te vuajtur me keto mashtrime, por jep se si do shtosh ritjen e punesimit, si te lehtesosh biznesin qe te jete edhe punesimi i vleresuar etj ,

    1. o budalla as 10 përqind e buxhetit nuk shkon në dobi të qytetarëve, sepse vjedhjet e rilindasve janë të paimagjinueshme, thjesht uro që të bëjnë më shumë se kaq, sepse transporti urban falas është vetëm një kafshatë në buxhetin gjigand të Tiranës

  2. Jam kunder Veliajt por ky lapsus nuk i falet as Belindit as atij qe i menaxhon fushaten. As Enver Hoxha nuk e kishte transportin urban falas pasi dihet qe ka kosto operative te larte. Mund te thuash qe do te suvencionosh per te ulur cmimin e biletes por kurresesi falas. Nejse atij mileti thuaj fluturon gomari dhe te beson

    1. Enver hoxha ishte diktatori, nuk ishte Shqiperia, po nejse! Shume nga vendet e Evropes po shkojne ne kete drejtim per te lehtesuar transportin rrugor. NUk e bejne per badiava por sepse duke lehtesuar rruget sjell me shume dobi sesa bileta e paguar.

    2. veliaj nuk beri asnje meter katror ndertim?Jo vetem transporti,por edhe energjia elektrike duhet te jete falas.deri ne nje limit.shqiperia ka rezerva e te ardhura te jashtezakonsheme.hajduti rama edhe borxhet qe mer nga FMN e Banka botrore ja jep tjeterkujt,si taks per te ndenjur ne pushtet.keto leke mjaftojne edhe per rritje rrogash e pensionesh.vetem per te ekspozuar zhgarravinat ne biennalen e Venezias,ky gomar ka paguar 500mije euro.apo 500mije dasma e katundarit me fiqte e mamase.

  3. Transporti publik eshte sherbim ! Si cdo sherbim paguhet dhe do te duhet te paguhet. Ti o kerriç po ben fushate dhe po ben premtime qe nuk mbahen dot, per shume arsye.

    Te premtosh transport publik falas eshte njesoj sic tha zdromsi qe nuk do lejoj ndertime, biles njesoj sic po thua ti tha edhe ai: Zero ndertime ( 0 ndertime), ku jemi sot … ? E dhjeu jo me ndertime por me kullaaaaa.

    PO te thuash qe do ul cmimet e biletes dhe te abonese jam dakort… por edhe kete gje duhet ta konsultosh me operatoret (nese do te duhet ta besh si premtim e ne perputhje me ligjin)

    PO te thuash qe do ulesh taksat e renduara dhe shtuara nga ky veremliu qe eshte sot edhe me kete jam dakort… kete nuk e kemi degjuar nga goja jote.

    Dy gjera jane ketu:
    1. Ose ke “keshilltare te paafte”
    2. Ose je pjese e lojes sa per sy e faqe

    Me keto gomarlleqe qe thua ti dhe pa nje strategji te qarte e te konsultuar minimalisht edhe ne publik kam pershtypjen qe do ngelesh me garuzhde ne dore…..

  4. Belindi ti je djale shume i mire ,i shkolluar por po nuk cove valixhet me dollare tek ambasada keta lejojne cdo lloj shkelje ne zgjedhje.

  5. Pse vetem autobusat falas? Beji dhe taksat e bisnezeve falas, parkingjet falas. Madje beje dhe lidhin e mamit tat falas. Rrot kari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *