• |
ide | kryesore

Video/ Anglia e pandalshme me Kane e Saka, Kazakistani përmbys Danimarkën me tre gola në 16 minuta

-Instant, F1, Sport, Video
Anglia



Nuk ndalet Anglia, që merr fitoren e dytë radhazi dhe kryeson grupin C me pikë të plota në eliminatoret e Euro2024. Kane (37′) dhe Saka (39′) firmosën 2-0, asnjëherë në diskutim, kundër Ukrainës. Nuk mjaftoi Højlund për Danimarkën. Dygolëshi i sulmuesit në pjesën e parë u përmbys nga Kazakistani në 16 minuta. Nga 0-2 në një 3-2 të pabeueshme. Sllovenia mposhti San Marinon (2-0), ndërsa Islanda shkatërroi Lihtenshtejnin (7-0).

GRUPI C

Në grupin C, Anglia nuk u sforcua shumë për të mposhtur Ukrainën. Pas një gjysmë ore shumë të bllokuar, me miqtë që mbroheshin ndaj shpërthimeve angleze, Harry Kane zhbllokoi ndeshjen. Golashënuesi më i mirë në historinë e Tre Luanëve (55 gola) e nisi aksionin dhe e përfundoi duke kaluar Anglinë përpara në minutën e 37′. Kaluan vetëm dy minuta dhe Anglia e Southgate iu gëzua dyfishimit. Bukayo Saka shënoi me një goditje të mrekullueshme që shkoi në këndin e sipërm. Në pjesën e dytë Anglia vetëm kontrolloi reagimin e dobët të kundërshtarëve, me një Mudryk pa ngjyrë. Të besuarit e Southgate luajtën me një ritëm të qetë për të harxhuar sa më pak energji. 2-0 vlen kryesimin e grupit C me pikë të plota, në grupin që sheh Maqedoninë e Veriut të pushojë pas fitores ndaj Maltës.

Lexo më tej: Video/ Goli i Retegui në debutim nuk i mjafton Italisë, Anglia fiton me 10 lojtarë: Kane e CR7 rekorde historike

GRUPI H

Rezultat surprizues në grupin H, ku nuk mjaftoi një tjetër super performancë e Rasmus Højlund për Danimarkën. Skandinavët u mundën me përmbysje 3-2 nga Kazakistani. Pjesa e parë ishte një monolog danez. U luajt vetëm një portë dhe Maehle për pak sa nuk shënoi në minutën e 16′. Højlund gjeti golin në minutën e 21′, duke e kaluar topin mbi Shatskiy. Në minutën e 35′ danezët dyfishuan epërsinë, thuajse me portën e zbrazët. Højlund arriti pesë gola në dy ndeshje në kualifikueset e Euro2024, duke shënuar të gjithë golat e Danimarkës. Ata u ndjenë fitimtarë më shpejt se ç’duhej dhe Kazakistani mori guxim. Zaynutdinov (73′) me penallti shkurtoi diferencën, ndërsa barazimi erdhi me goditjen nga distanca të Tagybergen në minutën e 86′. Nuk ka përfunduar ende, sepse Aymbetov (i aktivizuar në të 78′) çmendi turmën në Astana, duke bërë rezultatin 3-2 në minutën e 89′. Gol, festim duke hequr fanellën dhe e verdhë për sulmuesin, që u bë i kuq në minutën e 94′ për kartonin e dytë të verdhë.

Feston gjithsesi Kazakistani, që bën goditjen duke shlyer humbjen në debutimin e tyre kundër Sllovenisë. Nën sytë e Ceferin ata fituan 2-0 edhe ndaj San Marinos dhe kryesojnë grupin me 6 pikë. Rezistenca e djemve të Titano, të shpëtuar gjatë gjithë pjesës së parë nga pritjet fantastike të Benedettini, u shemb në mënyrën më të papritur. Në fakt, goli i Šeškos erdhi pas një prekjeje me shpatull nga sulmuesi i Salzburg. Pas epërsisë në minutën e 56′, ndeshja u bë e thjeshtë për Slloveninë, që dyfishoi me autogolin e Roberto Di Maio, që debutoi në moshën 40 vjeçare kundër Irlandës së Veriut.

GRUPI J

Islanda, e cila ishte mposhtur nga Bosnja në debutim, mori revanshin duke mundur Lihtenshtejnin 7-0 në një ndeshje të njëanshme. Vendasit u kufizuan vetëm në mbrojtje, duke goditur për herë të parë në portë në minutën e 60′. Islanda zhbllokoi ndeshjen me mbrojtësin Ólafsson që në minutën e 3′, falë një devijimi. Rezultati e shtyu Islandën të shënojë sa më shumë gola dhe ishullorët dyfishuan epërsinë në minutën e 37′. Haraldsson, i lindur në 2003, realizoi me një kthesë që nuk i la shanse portierin kundërshtar. Në fund të pjesës së parë Buchel shpëtoi dy herë skuadrën e tij, për të kapitulluar në pjesën e dytë. Ndëshkuesi është kapiteni Aron Gunnarsson, i cili shënon një trigolësh. Dy herë me kokë në minutat 48 dhe 68, plus penalltia e 5-0 në minutën e 71′. Në fund islandezët e ekzagjeruan, duke gjetur dy gola të tjerë me Gudjohnsen, i biri i Ejdur (84′) dhe Ellertsson (86′). Shkatërrohet Lihtenshtejn, që humbi 7-0 në shtëpi dhe i dha tre pikët e para Islandës.

Euro 2024 Qualification: Group C
England 2-0 Ukraine
Euro 2024 Qualification: Group H
Kazakhstan 3-2 Denmark
Slovenia 2-0 San Marino
Euro 2024 Qualification: Group J
Liechtenstein 0-7 Iceland



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *