• |
ide | kryesore

Video/ MotoGP, çmenduri e Marquez: futet keq në kthesë e merr përpara Oliveira, fishkëllima nga publiku

-Instant, Sport, Video
Marquez



Çmenduri e Marc Marquez gjatë GP të Portugalisë në MotoGP në Portimao. E është Miguel Oliveira që paguan pasojat. Në fakt, spanjolli me Honda, u fut keq në kthesën 3, duke marrë përpara Aprilia RNF të pilotit portugez. Shpëtoi mirë në aksident Ducati Pramac i Jorge Martìn. Problemet ishin të gjitha për Oliveira. I goditur në shpinë dhe në këmbë, u mbeti në tokë me dhimbje dhe më pas u transportua në qendrën mjekësore për kontroll. Publiku i pranishëm në Algarve nuk e fali gabimin flagrant të tetë herë kampionit të botës, duke e fishkëllyer Marquez pas kthimit në box.

Lexo më tej: FOTO/ Shenja e frikshme e operacionit: Marquez e tregon në rrjetet sociale

I ashpër edhe komenti i Massimo Rivola, administratori i deleguar i Aprilia: “Për sa kohë që nuk i penalizojnë, do të vazhdojnë ta bëjnë këtë. Është një shembull i keq për të rinjtë”.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *