• |
ide | kryesore

Video/ Retegui e Pessina thyejnë Maltën: Italia kthehet të fitojë, Portugalia i bën 6 Luksemburgut

-Instant, F1, Sport, Video
Retegui



Italia mundi Maltën 0-2 në ndeshjen e dytë kualifikuese për Euro 2024 dhe mori fitoren e parë të vitit 2023. Të besuarit e Mancinit arrijnë Maqedoninë e Veriut në vendin e dytë në Grupin C. Ndeshja u vendos që në pjesën e parë me golat e Retegui (15′) dhe Pessina (27′). Në ndeshjet e tjera, Finlanda bën goditjen 0-1 në Irlandën e Veriut. E ekzagjeruar Portugalia, që shënon gjashtë herë në portën e Luksemburgut. Dygolësha të Cristiano Ronaldo e Leao, ndërsa ‘gostisë’ iu shtuan edhe Felix e Bernardo Silva.

Në Grupin C, misioni u realizua për teknikun Mancini. Italia rikthehet të fitojë pas humbjes në Napoli me Anglinë. Në Maltë, të kaltrit nuk e ndërlikuan jetën, duke e përfunduar ndeshjen në pjesën e parë. Është sërish Retegui (2 gola në dy paraqitje) ai që vë nënshkrimin e tij. Në goditjen e këndit të Tonali erdhi goditja fituese e italo-argjentinasit. Retegui zhbllokoi ndeshjen pas një çerek ore, ndërsa dyfishimi nuk vonoi. Në minutën e 27′ Pessina realizoi pas një krosimi të ulët nga Emerson. Përveç një rasti të lejuar në fillim të pjesës së dytë ndaj të cilës Donnarumma ishte gati, Italia ishte gjithmonë në kontroll. Një goditje në akrobaci e Scamacca e pak emocione, por tre pikë për skuadrën e Mancini. Italia do të rikthehet në fushë më 15 qershor kundër Spanjës në Ligën e Kombeve. Ndeshjet e ardhshme kualifikuese evropiane janë planifikuar për në shtator kundër Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës.

Lexo më tej: Video/ Anglia e pandalshme me Kane e Saka, Kazakistani përmbys Danimarkën me tre gola në 16 minuta

Euro 2024 Qualification: Group C
Malta 0-2 Italy
Euro 2024 Qualification: Group H
Northern Ireland 0-1 Finland
Euro 2024 Qualification: Group J
Luxembourg 0-6 Portugal
Slovakia 2-0 Bosnia and Herzegovina



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *